LAJMI I FUNDIT:

A mundet hunda artificiale të “nuhasë” sëmundjet, si dhe ushqimin e prishur?

A mundet hunda artificiale të “nuhasë” sëmundjet, si dhe ushqimin e prishur?

Shkencëtarët koreano-jugorë kanë krijuar një mikroçip që mund të lejojë një kompjuter të “nuhasë” ushqimin e prishur dhe të zbulojë disa sëmundje dhe aktualisht po krijojnë një aplikacion që mund të zbulojë kancerin

Shkencëtarët nga Universiteti Kombëtar i Seulit në Korenë e Jugut kanë krijuar një hundë artificiale që mund të “nuhasë” sëmundjet, si dhe ushqimin e prishur dhe është duke u zhvilluar një projekt për të hartuar një hundë që do të jetë në gjendje të zbulojë sëmundjet nga fryma e njeriut.


Qindra analizues të frymëmarrjes, të cilët ndiejnë komponime me erë që kanë të bëjnë me kancerin, janë ende në zhvillim, dhe vetëm disa prej tyre kanë arritur në treg ose janë në prova klinike. Disa prej tyre, të njohura si “hundë” artificiale ose elektronike, mund të imitojnë sisteme biologjike.

Hunda e re artificiale është perfeksionuar energjikisht.

Platforma më e fundit e studiuesve nga Seoul National University në Korenë e Jugut përmban një mikroçip që mund të lejojë një kompjuter të “nuhasë” ushqimin e prishur.

Ndryshe nga hundët e mëparshme artificiale, kjo është më kompakte dhe më efikase energjikisht.

– Përmirësimi kryesor është se janë implementuar llogaritjet në çip, gjë që është jashtëzakonisht e dobishme, sepse dizajni eliminon nevojën për një pajisje të veçantë llogaritëse, duke kursyer energji. Për aplikime të tilla si ato për sigurinë ushqimore, ku duhet të bëni matje të përsëritura, konsumi më i ulët i energjisë është i mirë – shpjegon dr. Debajit Saha, inxhinier biomjekësor në Universitetin Shtetëror të Michiganit, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

Shutterstock

Si po ndërtojnë shkencëtarët teknologji që mund të “ndjejë erë”

E njohur si sistemet artificiale të nuhatjes ose AOS, kjo teknologji u shfaq për herë të parë në vitet 1980. Në një sistem tipik AOS, sensorët mbledhin të dhëna analoge që duhet të konvertohen në të dhëna dixhitale nga pajisje të veçanta llogaritëse përpara se të futen në një procesor që llogarit nivelet e përqendrimit të gazit. Por ky proces kërkon kohë dhe energji intensive dhe të dhënat mund të humbasin gjatë tranzitit, thonë studiuesit.

Shkencëtarët kanë krijuar një çip, ose njësi sensori, që mbledh informacion dhe konverton vetëm të dhënat thelbësore, pa një pajisje të veçantë llogaritëse. Platforma mund të lidhet përfundimisht me telefonat inteligjentë, duke ofruar rezultate nëpërmjet një lidhjeje interneti.

– Në mënyrë që AOS të aplikohet në pajisje të ndryshme, të cilat nuk janë të lidhura me energjinë elektrike, si telefonat celularë, nevojiten dimensione të vogla dhe efikasitet të shkëlqyeshëm të energjisë – tha bashkautori i studimit Dr. Jong-Ho Lee, profesor i elektroteknikës dhe shkencave kompjuterike. Të mundësuar nga mikrongrohës me fuqi të ulët, shpjegon ai, sensorët kanë filma të hollë të oksidit të zinkut që mund të zbulojnë gjurmë të sulfurit të hidrogjenit dhe gazrave të amoniakut, shenja të prishjes në ushqimet me shumë proteina. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori