Mundësia për punë dhe studime në SHBA, Gazmend Ilazi tregon detaje për programet nga Ambasada Amerikane në Shkup

Koordinatori për programe arsimore në Ambasadën Amerikane në Shkup, Gazmend Ilazi, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi diskutuar për mundësitë që ofron Qeveria amerikane për studime, punë dhe trajnime atje për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.
Ai tregoi se të rinjtë, studentët dhe profesorët kanë interesim për këto programe, megjithatë ai nuk është i kënaqur. Pret që në të ardhmen interesimi për të shfrytëzuar këto mundësi të rritet. Gazmendi na tregoi se për momentin kanë shumë programe që janë aktive dhe i ftoi të interesuarit të aplikojnë.
“Punojmë me përkushtim më të madh për të pasur sa më shumë aplikantë të cilët do të shijojnë mundësinë e të studiuarit në SHBA. Mundohem të jem i kapshëm dhe t’u shërbej të gjithë atyre që kanë nevojë dhe mendojnë që mund unë t’u kryej punë. Kemi shumë programe dhe ato janë të ndara në grupmosha dhe sipas profesionit. Disa janë programe edukative-arsimore, dhe disa janë programe profesionale, pasi këta të fundit kanë për fokus ngritjen e shkathtësive profesionale. Programet arsimore mundësojnë mundësi tjera për studime master, doktoraturë etj”.
“Kemi programe për profesorë, për nxënës të shkollave të mesme. Interesim ka, por nuk jam shumë i kënaqur, pasi sa më shumë ka konkurrencë mund ta rrisim numrin e bursave për vitin e ardhshëm. Asnjëherë nuk e përzgjedhim ata që nuk i plotësojnë kushtet, ndërsa kur ka konkurrencë e zgjedhim atë që është më i mirë”.
“Përzgjedhja bëhet nga diplomatë amerikanë. Ata kanë kohë të mjaftueshme që të bëjnë listën e shkurtë për ata të cilët duhet t’i thirrim në intervistë. Komisioni çdo herë mundohet që të ketë laramani të fituesve, por asnjëherë nuk bëhet kompromis me cilësinë e kandidatëve”, tha mes tjerash Gazmendi.
Ai tregoi që numri i pjesëmarrësve në këto programe që financohen nga Qeveria amerikane që nga pavarësimi i RMV-së është rreth 3700.
Ai gjithashtu tregoi se vazhdimisht manovrojnë me programet dhe mundësitë që i ofrojnë, gjegjësisht nëse shohin se nuk ka interesim për program të caktuar ata e shuajnë atë dhe e zëvendësojnë./Telegrafi/
*Ky emision mundësohet nga Porsche, KFC, Neotel, CityFashion, Ujë Rugovë, Zgjimi dhe Uniqa.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës