Mundësia e fundit për votuesit e kontestuar për të konfirmuar të drejtën e tyre të votës
Gjatë inspektimit publik, për 30 mijë votuesit e lënë jashtë listës së zgjedhësve do të vlejnë rregullat e njëjta si për të gjithë qytetarët tjerë. Nga KSHZ akoma nuk kanë vendosur nëse paraqitja elektronike përmes ueb aplikacionit do të mbetet si opsion por ata do të trajtohen njëjtë si çdo qytetarë tjetër që dëshiron të përditësoj të dhënat në listë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Do të vlejnë rregullat e përgjithshme që vlejnë për të gjithë qytetarët gjatë kohës së inspektimit publik. D.m.th. përpos mënyrës elektronike të verifikimit që e bën çdo qytetarë nëse ka interes që ti shikojë të dhënat e tij në listë, këto persona do të duhet të paraqiten në njësinë rajonale kompetente sipas adresës së banimit të personit konkret dhe duke plotësuar formularët adekuat dhe duke parashtruar dokumentin e vlefshëm të identifikimit ose pasaportën, të kërkojnë që të regjistrohen në listën zgjedhore”, ka thënë për Alsat M, Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ.
Sipas Shabanit, KSHZ do të rishikojë edhe mënyrën se si këto qytetarë janë informuar për procesin e pastrimit të listës dhe shfrytëzimit të të drejtës së tyre të votës.
“Sigurisht që KSHZ edhe në atë kohë, kurdo që të jetë kjo periudhë, do të angazhohet në mënyrë maksimale që këto persona të informohen në mënyrë sa më adekuate që të shfrytëzojnë edhe mundësinë e fundit për t’u paraqitur, faktikisht për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve që të munden pastaj ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre zgjedhore”, është shprehur Shabani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City