Siç tashmë mund të keni dëgjuar, programi i EB-5 (5th Employment Based) është program i qeverisë amerikane që u mundëson marrjen e Green Card personave që investojnë në një projekt të kualifikuar nga Shërbimet e Nënshtetësisë dhe Imigracionit të Shteteve të Bashkuara (USCIS) dhe me investimin e tyre krijojnë të paktën dhjetë (10) vende pune për shtetasit amerikanë.
Arsyet kyçe dhe prioritetet kryesore të një investori për të aplikuar për Green Card përmes investimeve EB-5, janë padyshim mundësia për t’u bërë banor i përhershëm i Amerikës, fillimi i një jete të re për të dhe familjen e tij, karrierë dhe punë e re, edukimi cilësor për fëmijët e tyre, dhe shumë mundësi tjera të panumërta.
Nëse doni të pajiseni me një Green Card për ju dhe familjen tuaj, duhet të aplikoni për një vizë EB-5, një vizë emigracioni e bazuar në investime. Sidoqoftë, për t’u kualifikuar për një vizë EB-5, ju tani keni mundësinë e investimit të drejtpërdrejt.
Investimi i drejtpërdrejtë EB-5 është një investim që bëni drejtpërdrejt në projekt pa përfshirë qendrat rajonale.
Me pezullimin e programit të qendrës rajonale EB-5 më 30 qershor 2021, shumë shtetas të huaj të interesuar për të bërë një investim në EB-5 mund të pyesin nëse USCIS po mbështesin ende programin EB-5. Dhe, përgjigja është po-Programi i Investitorëve Emigrantë EB-5 është plotësisht aktiv pavarësisht skadimit të programit të qendrës rajonale.
Edhe pse shumica e investimeve EB-5 ishin bërë më parë përmes projekteve të qendrave rajonale, shtetasit e huaj ende mund të bëjnë investime të drejtpërdrejta EB-5 dhe të pajisen me Green Card amerikane për veten dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes (bashkëshorten dhe fëmijët nën moshën 21-vjeçare).
Investimet e drejtpërdrejta në EB-5 janë një program i përhershëm. Nga ana tjetër, programi i qendrës rajonale EB-5 është i përkohshëm dhe aktualisht është mbyllur pa asnjë siguri ose qartësi në rinovimin e tij.
Meqenëse programi EB-5 ka sjellë përfitime të panumërta për ekonominë amerikane, investitorët mund të jenë të sigurt se USCIS do të vazhdojë të mbikëqyrë programin si zakonisht.
Projektet e qendrave rajonale u ofruan investitorëve të EB-5 përparësi, duke përfshirë kërkesat më fleksibile për krijimin e vendeve të punës. Megjithatë, investimi i drejtpërdrejt mund t’i përshtatet më mirë nevojave të shumë investitorëve të EB-5 dhe janë mënyra e vetme për të marrë pjesë në programin EB-5 dhe të pajisen me vizë amerikane, që nga 30 qershor 2021.
Këto investime bëhen drejtpërdrejt në projektet EB-5 pa ndërmjetësimin e një qendre rajonale. Projektet e drejtpërdrejta EB-5 duhet të ndjekin kërkesat strikte të krijimit të vendeve të punës, ndryshe nga projektet e qendrave rajonale, investimi i drejtpërdrejtë EB-5 lejon të numërojnë vetëm vende të punës të krijuara drejtpërdrejt.
Një nga karakteristikat më dalluese të investimeve të drejtpërdrejta EB-5 është përfitimi i investitorit nga investimi i tyre. Në programin e qendrës rajonale investitorët kanë përfitime vjetore më pak se 1% në shumën e investuar. Programi i drejtpërdrejt EB-5 lejon më shumë fleksibilitet në strukturimin e investimeve dhe meqenëse investitori do të ketë pronësi në projekt përfitimet vjetore janë më të mëdhaja. Varësisht prej projektit investitiorët mund të kenë të ardhura vjetore prej 12%-20% ne shumën e investuar.
Me skadimin e Programit të Qendrës Rajonale, ky lloj i ri i investimeve EB-5 po fiton terrenin: investime të drejtpërdrejta në biznese të krijuara, të fazës së rritjes që mund të gjenerojnë potencialisht norma të kthimit të tregut dhe aftësinë për të dalë nga një investim sipas kushteve të investitorit.
Më poshtë mund të kuptoni vetëm disa nga përparësit e Programit të Investimit të Drejtpërdrejt EB-5:
1. Shumë më e vogël e investimit, por ekziston mundësia që shuma e investimit të rritet përsëri. Nëse kjo do të ndodhë, kjo mund të jetë mundësia e fundit për ju që të investoni në një shumë të reduktuar.
2. Më shumë kontroll: Meqenëse investoni drejtpërdrejt në fillimin e një biznesi të ri, ju keni lirinë për të drejtuar biznesin ashtu siç dëshironi.
3. Më shumë mundësi investimi: Investimi i drejtpërdrejtë ju lejon të investoni në çdo biznes për sa kohë që është i ligjshëm dhe plotëson kërkesat.
4. Diversifikimi dhe Globalizimi: Biznesi mund të diversifikohet lehtësisht me një investim të drejtpërdrejtë, Kjo do të thotë rrjete më të gjera, dhe më shumë mundësi përpërfitime më të mëdhaja.
Ndërkohë, shtetasit e huaj të interesuar për të bërë një investim në EB-5 duhet të punojnë me një avokat emigracioni dhe profesionistë të EB-5 për të mësuar rreth mundësive aktuale të investimit. Prandaj, kompania Albanian Investments Group është e lumtur dhe e përkushtuar për të iu ndihmuar në çfardo paqartësie dhe pyetje që keni në lidhje me investimet e drejtpërdrejta për EB-5.
Adresa: Vëllezërit Gërvalla, Prishtinë
Telefoni: +383 49 224 717, +38345249175
Webfaqe: alb-investments.com
Email: info@alb-investments.com
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë