Teoria e njohur nga lëvizja “no poo”, sipas së cilës flokët mund të pastrohen vetë pa përdorimin e shampo, është hedhur poshtë nga ekspertët
Neil Harvey, kryetar i “Institute of Trichologists”, thotë se kjo ide nuk qëndron dhe se flokët dhe skalpi kërkojnë kujdes të veçantë.
“Sikur të ndalonit larjen e sqetullave, do të krijohej një shtresë papastërtish dhe djerse, e cila do të mbante erë të keqe,” shpjegon ai. “Bakteret, të cilat rriten në mjedise me yndyrë, do të shumëfishoheshin.”
Në lidhje me shkëlqimin që mund të kenë flokët pas disa javësh pa shampo, Harvey thotë se kjo ndodh vetëm nëse keni përdorur shampo shumë agresive më parë.
“Kur ndalon përdorimi i këtyre shampove, yndyra natyrale e prodhuar nga gjëndrat dhjamore të skalpit mbulon flokët, duke i dhënë shkëlqim. Por me kalimin e kohës, kjo yndyrë grumbullohet dhe bëhet e pakëndshme.”
Harvey rekomandon shmangien e shampos me përbërës si “sodium lauryl sulphate”, “sodium chloride” apo aromat e forta, pasi ato mund të irritojnë skalpin dhe të dobësojnë flokët. Në vend të tyre, është më mirë të zgjidhen produkte me përbërës natyralë, si vajrat esencialë, të cilat janë më të buta për flokët dhe skalpin.
Sa herë duhen larë flokët?
Kjo varet nga lloji i skalpit, tekstura e flokëve dhe preferencat personale.
“Për disa njerëz, larja e shpeshtë mund të shkaktojë tharje dhe kruarje në skalp. Për të tjerë, larja e rrallë bën që flokët të duken të yndyrshme dhe të dobësohet mikrobioma e skalpit – një ekosistem bakteresh që mbron skalpin dhe flokët.”
Pra, jo, flokët nuk pastrohen vetë. Kujdesuni për skalpin dhe përdorni një shampo të përshtatshme për flokët tuaj! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

“E vënë në lojë banorin e ri” - vazhdon plani mes Gjestit dhe Eglit, gjuajnë me fjalë njëri-tjetrin kinse po zihen

“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Ish-miku i reagon DJ Gimbos për rastin e Gjestit me Diellzën: Ke qenë edhe ti prezent, nuk më keni lënë të ndërhyj

Komisioni i BE-së i gatshëm t’i jap Kosovës opinion për statusin e vendit kandidat

Çfarë ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih? Shtatë deklaratat që bënë bujë

Kurti e Rama "të relaksuar" gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih