Një studim i ri i botuar në “Medicine & Science in Sports & Exercise” adresoi pyetjen e vjetër: A na shtyn stërvitja të hamë më shumë apo në fakt ul oreksin tonë?
Studimi ekzaminoi burra dhe gra fizikisht joaktive, duke zbuluar se ata që ushtroheshin, pas së cilës u shërbyen me një drekë të bollshme, nuk kishin tepruar me ngrënien, por nuk e anashkaluan ëmbëlsirën ose merrnin copa më të vogla
Në studim morën pjesë 24 burra dhe gra, nga mosha 18 deri në 55 vjeç, të cilët ishin mbipeshë dhe fillimisht jo shumë aktivë.
Ata hanin kafjall çdo mëngjes dhe më pas ecnin me një ritëm të shpejtë në shirit vrapimi ose ngrinin pesha për 45 minuta, transmeton Telegrafi.
Pas kësaj, atyre iu shtrua një drekë në tavolinë suedeze, dhe ata nuk ishin as më pak e as më shumë të uritur se zakonisht dhe hëngrën përafërsisht të njëjtën sasi ushqimi gjatë drekës si kur nuk po ushtroheshin.
“Ecja e shpejtë ose ngritja e peshës së lehtë mund të mos ndikojë në zakonet e të ngrënit në krahasim me faktorë të tjerë si aromat e lazanjave aromatike, simiteve me gjalpë apo byrekut”, tha doktoresha Tanya Halliday.
Studimi ka kufizime sepse ekzaminoi vetëm një seancë të shkurtër ushtrimesh të moderuara me një numër të vogël pjesëmarrësish që ishin kryesisht jashtë formës, duke vënë në dukje se njerëzit që ushtrojnë rregullisht mund të reagojnë ndryshe.
“Njerëzit nuk duhet të kenë frikë se do të hanë tepër pas stërvitjes”, përfundoi Dr Halliday.
Studimet e mëparshme kërkimore tregojnë se ata që fillojnë të ushtrojnë nuk humbin peshë aq sa tregojnë në fakt kaloritë e djegura. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre