LAJMI I FUNDIT:

A mund të kem besim që shoqja ime të rrijë me të dashurin tim?

A mund të kem besim që shoqja ime të rrijë me të dashurin tim?

Unë kam rënë në dashuri, ai është inteligjent, tërheqës dhe i suksesshëm, bëjmë gjëra shumë argëtuese të dy, i besojmë dhe e respektojmë njëri-tjetrin dhe kemi të njëjtat dëshira seksuale. Çfarë ka që nuk shkon?

Shoqja ime e vjetër është kthyer në qytet. Gjatë darkës, katër net më parë, ajo më shumëzoi me zero para të dashurit tim. U ndjeva sikur kisha dalë për të njohur dy miqtë e mi ‘single’!

Partneri e vuri re që po ndihesha e lënë jashtë loje dhe vazhdimisht më përqafonte, por ishte e pamundur ta çonim bisedën larg saj dhe sjelljes së saj joshëse ndaj tij.

Ditën tjetër, kur ia thashë, ajo tha që ishte e shokuar nga xhelozia ime dhe që ishte problemi im, jo i saji. Ajo madje më këshilloi të mos e shfaqja këtë shqetësim, sepse do e bëja partnerin të ndihej “i burgosur”.

Mbrëmë, kur ai na ftori për darkë, kjo ishte parashikuar që mbrëmjen e parë, ajo foli për veten gjithë natën dhe ishte aq e mahnitur nga çdo detaj i apartamentit të tij “të hatashëm” sa nuk mund të mos e thoshte. Dhe, oh po, kjo është e njëjta shoqe që më mori të dashurin e fundit.

Çfarë të bëj? T’i besoj instinktit tim? Ta besoj atë që vetëm po tregohet “miqësore”? Thjesht të mos e ftoj kur është dhe ai? Apo të bëj një tjetër bisedë të sinqertë? Ndihem skur po ndodh sërish para syve të mi, por gjithashtu nuk dua të jem paranojake dhe kontrolluese. Mund t’i besoj shoqes sime?

Përgjigjja:

E dashur!Për hir të Zotit! Të dua shumë, por…je gjë e verbër? Ke nevojë të pyesësh hallë Eeee për këtë përgjigje? Sigurisht që mund t’I besosh shoqes tënde. Absolutisht! Nuk do hasësh kurrë një njeri më të besueshëm në jetë. Ajo ka për të ikur me të dashurin tënd para se ti të fillosh një tjetër bisedë të sinqertë. Jepi një mësim të mirë dhe nxirre jashtë nga dera. Uff!

Nga rubrika e E. Jean në revistën Elle.com