A mund të jetë lëkura më e prirur për plakje nëse hani natën vonë?

Të gjithëve ndonjëherë na pëlqen të hamë diçka natën vonë, qofshin patate të skuqura apo çokollatë. Megjithëse e dimë që ky nuk është opsioni më i shëndetshëm, ndonjëherë nuk mund t’i rezistojmë kësaj dëshire, veçanërisht nëse shikojmë një film me një vakt të natës vonë. Por përveç faktit që ngrënia natën vonë ndikon shtimin në peshë, ajo është e dëmshme edhe për lëkurën.
Jason Emer, një dermatolog nga New York, thotë se shijimi i vakteve natën vonë ose një vakti më të madh jo vetëm që kontribuon në fryrjen e barkut dhe shtim në peshë, por mund të ndikojë në plakjen dhe dëmtimin e lëkurës, madje duke çuar edhe në kancerin e lëkurës.
Vaktet e rënda para gjumit mund të dobësojnë enzimën që mbron lëkurën nga rrezatimi UV i diellit, ka treguar një hulumtim i kryer nga Universiteti i Teksasit Qendra Mjekësore Jugperëndimore. Shkencëtarët zbuluan se zakonet e papërshtatshme të ngrënies prishin orën biologjike të lëkurës, duke çuar në një dobësim të një enzime të lëkurës që bllokon rrezatimin e dëmshëm ultraviolet.
Ndërsa është e rëndësishme të mbani në mend se këto teste janë bërë te minjtë, jo te njerëzit, ky prapëseprapë bën një argument shumë bindës kundër ngrënies natën vonë, shkruan KP.
“Me faktorin UV, është vërtetuar se ngrënia para gjumit (sidomos ëmbëlsirat) mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe të krijojë inflamacion, i cili përkeqëson gjendje të tilla si puçrrat dhe ekzemat”, thotë Emer. Megjithatë, duhet të dimë se kur lejohemi të hamë në mbrëmje më së voni.
“Varet nga ajo që hani. Sa më i rëndë të jetë vakti, aq më gjatë duhet të prisni para se të shkoni në shtrat. Unë rekomandoj të paktën dy orë, për aq kohë sa i duhet trupit tuaj për të tretur pjesën më të madhe të ushqimit. Ju kurrë nuk duhet të shkoni në shtrat i fryrë dhe i ngopur”, thotë dermatologu Stewart Kaplan.
Megjithëse dermatologët thonë se është përgjithësisht më së miri të përmbaheni nga ushqimet e lehta, Emer paralajmëron se disa ushqime mund të përkeqësojnë efektet anësore të lëkurës, duke përfshirë skuqjen dhe puçrrat. Fajtorët më të këqij për këtë janë produktet e qumështit, çokollata, ushqimet e skuqura dhe gjithçka me një indeks të lartë glicemik, i cili është treguar se rrit prodhimin e vajit brenda natës dhe kontribuon në shfaqjen e puçrrave.
“Të hash ushqime të kripura natën vonë mund të bëjë që trupi ynë të mbajë ujë ndërsa përpiqet të shtypë kripën e shtuar dhe tonin e ekuilibrit në sistemin tonë”, thotë Renée Rouleau, një estetist i njohur në New York. Nëse vërtet keni nevojë të hani në mbrëmje, dermatologët thonë se qëndroni tek ushqimet organike dhe të papërpunuara, të tilla si frutat e pasura me antioksidues.
Pavarësisht se kur ose çfarë hani, sigurohuni që të bëni një rutinë të mirë të kujdesit për lëkurën mëngjesin tjetër, trajtoni fytyrën tuaj dhe vendosni një dozë të rëndë të kremit diellor, shkruan Real Simple.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës