Juventusi ka mbetur pa shumë lojtarë këtë sezon nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, por rikthimi i Federico Chiesa mund të jetë pikërisht ajo që i nevojitet skuadrës për t'u rikthyer në krye.

Anësori 25-vjeçar italian qëndroi jashtë fushës për rreth 11 muaj pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë në një fitore ndaj Romës në janar.


Ai u detyrua të shikonte Italinë duke mos siguruar një vend në Kupën e Botës, pastaj edhe fillimin e dobët të sezonit të Juventusit, duke mos mundur të ndihmonte, por tani më në fund është gati të kthehet në aksion.

chiesa infortunio roma juve

Chiesa luajti 16 minuta në humbjen e Juventusit në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain në fillim të kësaj jave dhe ai do të shpresojë për minuta edhe në ndeshjen “Derby d'Italia” kundër Interit.

Anësori italian është i jashtëzakonshëm dhe vendimtar në vijën e sulmit në klubin nga Torino, duke qenë një figurë kryesore sulmuese në skuadrën e Allegrit.

allegri chiesa attaccante 1632994660563 scaled

Sezonin e kaluar, Chiesa realizoi një mesatare prej 4.27 goditjesh për ndeshje. Po ashtu ai kishte, 2.19 driblime të suksesshme, 2.81 pasime kyçe dhe 2.44 goditje në kuadrat, duke theksuar rëndësinë e tij te Juventusi.

Skuadra e Allegrit është dukur tepër e heshtur këtë sezon, duke i munguar ajo shkëndija krijuese e nevojshme për të nisur një sulm të rrezikshëm, por rikthimi i Chiesa do ta ndryshojë këtë.

chiesa

Anësori ka treguar shembuj të panumërt të aftësisë së tij për të shpikur magji në fushë dhe paraqitjet e tij në Euro 2020 tregojnë se ai mund të luajë në ndeshjet e mëdha.

Edhe pse Juventusi ka mundësinë të ndërhyjë në janar duke përmirësuar skuadrën, asnjë lojtarë që mund të vije nuk do të ketë ndikim më të madh se Chiesa i rikthyer. /Telegrafi/

telegrafi sport app