LAJMI I FUNDIT:

A mund të jenë qentë vërtet xhelozë? (Video)

A mund të jenë qentë vërtet xhelozë? (Video)

Një kohë të gjatë është besuar që kafshët mund të tregojnë vetëm emocionet themelore – gëzimin, befasinë, frikën, pikëllimin, hidhërimin dhe neverinë – dhe që për emocionet sekondare, siç janë ndjenja e fajit dhe e xhelozisë, nevojitet një nivel më i lartë i dijes.

Pronarët gjithmonë u janë kundërvënë fjalëve të shkencëtarëve, sepse kanë pasur shembuj të qartë të cilët kanë treguar qartë që kanakarët e tyre kanë dhe disa emocione të tjera.


Pra, kanë pasur të drejtë, transmeton Telegrafi.

Në një universitet kalifornian është bërë eksperimenti në kuadër të të cilit është studiuar xhelozia te qentë.

Më shumë se 80 për qind e kafshëve kanë treguar shenja xhelozie në momentet kur pronarët e tyre kanë përkëdhelur robotët, ndërkaq disa ndër ta madje i kanë ngërmuar makinat e vogla dhe kështu qartë kanë treguar që xhelozia gjithsesi është e pranishme te qentë.

Jemi të sigurt që kanakari juaj së paku një herë është bërë xheloz, sikur ky qen në këtë video.

Edhe pse i adhuron të gjitha kafshët nga prona e pronares së vet, megjithatë shfaq xhelozi kurdo që ajo u kushton pak më shumë kujdes kafshëve të tjera.

/Telegrafi/