Mund të jenë kërcënuese për jetën: Simptomat që tregojnë mundësinë e një mpiksjeje gjaku

Koagulimi i gjakut është një grumbull gjaku që ndryshon nga një gjendje e lëngshme në një gjendje të ngurtë dhe formohet për të parandaluar humbjen e gjakut gjatë lëndimeve. Megjithatë, nëse shfaqet në venat tuaja, nuk mund të largohet lehtë dhe kjo mund t’ju vërë në rrezik.
Simptomat e mpiksjes së gjakut janë më të vështira për t’u dalluar dhe arsyeja është se simptomat ndryshojnë në varësi të vendit ku ndodhet trombi. Gjithashtu, simptomat e mpiksjes mund të jenë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera.
Është e rëndësishme të theksohet se nuk mund ta përcaktoni në mënyrë të pavarur nëse keni një mpiksje gjaku dhe se një vizitë te mjeku është e nevojshme nëse përjetoni simptomat e mëposhtme.
Simptomat e mpiksjes së gjakut në këmbë ose duar
Vendi më i zakonshëm i formimit të mpiksjes së gjakut është pjesa e poshtme e këmbës dhe simptomat janë: ënjtje, dhimbje, ndjesi ngrohtësie dhe njollë e kuqe. Simptomat tuaja do të varen nga madhësia e mpiksjes. Për shkak të kësaj, mund të mos keni asnjë simptomë, ose mund të keni vetëm ënjtje të vogla pa dhimbje të forta. Nëse mpiksja është e madhe, e gjithë këmba juaj mund të ënjet me dhimbje të forta.
Simptomat e mpiksjes së gjakut në zemër
Kur ato formohen në zemër, mpiksjet e gjakut mund të ndërpresin rrjedhën kritike të gjakut dhe të rezultojnë në një atak në zemër. Simptomat janë: dhimbje gjoksi, frymëzënie, dhimbje në krah, qafë, shpinë ose nofull, djersitje e shtuar, nauze ose urth dhe rrahje të shpejta të zemrës.
Simptomat e mpiksjes së gjakut në bark
Mpiksjet e gjakut që zhvillohen në bark mund të synojnë organe të ndryshme, kështu që simptomat ndryshojnë nga personi në person. Këto janë: dhimbje të forta barku, dhimbje barku që vijnë dhe shkojnë, të përziera dhe të vjella, jashtëqitje me gjak, diarre, fryrje, ënjtje ose grumbullim i lëngjeve në bark.
Simptomat e mpiksjes së gjakut në tru
Një tromb në tru mund të pasojë me goditje në tru dhe mund të zhvillohet kudo në trup. Kur ato zhvillohen, gjaku nuk mund ta çojë oksigjen në trurin tuaj, gjë që mund të çojë edhe në vdekje, transmeton WebMD.
Simptomat përfshijnë: paralizë, mpirje ose dobësi në një krah, fytyrë ose këmbë, veçanërisht në njërën anë të trupit, vështirësi në të folur ose të kuptuarit e të tjerëve, konfuzion, çorientim ose mosreagim, ndryshime të papritura në sjellje, veçanërisht probleme me agjitacion të shtuar me shikim, probleme me ecje, humbje e ekuilibrit ose koordinimit, dhimbje koke e rëndë, e papritur me shkak të panjohur, nauze dhe të vjella.
Simptomat e mpiksjes së gjakut në mushkëri
Një tromb që udhëton në mushkëri shkakton emboli pulmonare. Simptomat e një embolie pulmonare përfshijnë: frymëzënie të papritur që nuk shkaktohet nga stërvitja, dhimbje gjoksi, rrahje të shpejta të zemrës, probleme me frymëmarrjen dhe kollitje me gjak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët