LAJMI I FUNDIT:

A mund të gabojë testi i shtatzënisë kur tregon që nuk jeni shtatzënë?

A mund të gabojë testi i shtatzënisë kur tregon që nuk jeni shtatzënë?

Shumica e testeve nëpërmjet urinës nuk mund të detektojnë shtatzëninë derisa të afrohet periudha prej një deri në dy ditë para menstruacioneve.

Testet për detektimin e shtatzënisë mund të jenë të ndryshme, të ndjeshme dhe më pak të ndjeshme.


Disa nga to mund të tregojnë rezultate të gabuara, mirëpo vetëm kur bëhen tepër herët, sepse varësisht nga ndjeshmëria e tyre, përkatësisht sa herët mund të detektojnë hormonin horionikgonadotropin human (hCG) në urinë.

Është e mundshme që qeliza vezore është e ngjizur dhe që ka ndodhur shtatzënia, mirëpo trupi ende nuk ka filluar të prodhojë sasi të mjaftueshme të beta-hormonit HCG, që ka mundësi të matet.

Nevojiten disa ditë që hormoni të arrijë nivelin mjaftueshëm të lartë që të zbulohet nëpërmjet testit të urinës.

Nëse testi shtëpiak për detektimin e shtatzënisë tregon rezultate negative, por ende mendoni që ka mundësi të keni ngelur shtatzënë, prisni disa ditë dhe provoni sërish, transmeton Telegrafi.

Rezultati negativ mund të thotë që nuk jeni shtatzënë, që testin e keni bërë shumë herët apo testi nuk është i rregullt.

Po ashtu, nëse keni pasur rezultate të ndryshme në shumë teste të shtatzënisë, rekomandohet që të bëni testin e gjakut për të mësuar se për çka vërtet është fjala.

Shumica e testeve nëpërmjet urinës nuk mund të detektojnë shtatzëninë derisa të afrohet periudha prej një deri në dy ditë para menstruacioneve. Dhe vetëm atëherë beta-HCG arrin nivel mjaftueshëm të lartë. Por edhe 1 deri në 4 teste në shtëpi janë pozitive vetëm atëherë pasi që të mungojnë menstruacionet.

Testet më pak të ndjeshme të urinës, si edhe testet cilësore nga gjaku nuk mund të zbulojnë shtatzëninë deri në tri apo katër ditë pas implantacionit.

Menstruacionet vijnë mesatarisht 14 ditë pas ovulacionit, prandaj probabiliteti për test të rremë negativ në periudhën e pritjes së menstruacioneve është i ulët. /Telegrafi/