LAJMI I FUNDIT:

A mund ta ndiejnë shtatzëninë qentë?

A mund ta ndiejnë shtatzëninë qentë?

Qentë kanë ndjenjë të shkëlqyeshme për aroma dhe shikim, kështu që aspak nuk është për t’u habitur që ta ndiejnë që me femrën po ndodh diçka ndryshe

Te shtatzënat ndodhin ndryshime të mëdha kimike, andaj edhe ndodh ndryshimi i vlerave pH, por edhe i hormoneve.


Shumica e femrave, për shkak të të vjellave, hanë më pak dhe e çojnë trupin deri në ketozë, gjë që shkakton aromë të keqe. Meqenëse qentë mund t’i ndiejnë më fuqishëm aromat, është krejtësisht e kuptueshme që e nuhasin drogën, por edhe gjendjet shëndetësore, siç janë kanceri, migrena, epilepsia, transmeton Telegrafi.

A mund të hetojnë qentë shtatzëninë e femrës të cilën nuk e njohin?

Reagimi i qenit ndaj shtatzënisë varet shumë nga ajo a është i afërt me atë person. Ata shumë më lehtë do të ndiejnë ndryshimin e hormoneve dhe ndryshimet kimike kur e njohin personin më herët.

Është shumë e sigurt që, pos aromës, qentë kanë aftësi të dëgjojnë edhe të rrahurat e zemrës të fetusit, thekson Mary Burch, eksperte e certifikuar për sjellje të kafshëve.

Si ndikon shtatzënia në sjelljen e qenit?

Edhe pse nuk është bash gjithmonë ashtu, shtatzënia juaj vërtet mund të ndikojë në sjelljen e qenit. Shumica kanë theksuar se si qentë dinë të bëhen anksiozë në atë periudhë, mirëpo shumë shpesh edhe të imponueshëm.

Në mënyrë të pavetëdijshme shtatzënat mund të priren të vetëmbrohen, andaj me duar mbrojnë stomakun kur qeni përpiqet të kërcejë. Kjo mund të çojë deri te ndjeshmëria e qenit, ai mund të bëhet më kërkues dhe të kërkojë më shumë kujdes.

Një ndër situatat më interesanshtatzte të cilën shumica e shtatzënave e kanë përjetuar është sjellja mbrojtëse e qenit. Shumica kanë konstatuar se si qenët kanë ndërruar vendin e gjumit për t’i ardhur në ndihmë, kanë qëndruar midis shtatzënës dhe personit të panjohur me rastin e shëtitjes apo vazhdimisht janë ulur në afërsi të stomakut të shtatzënës. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?

Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?

Keshilla Modë
Charlotte nga 'Sex and the City' hoqi filerat nga fytyra dhe i kënaqi të gjithë me pamjen e saj të freskët dhe natyrale

Charlotte nga 'Sex and the City' hoqi filerat nga fytyra dhe i kënaqi të gjithë me pamjen e saj të freskët dhe natyrale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Pse Kim Kardashian i mbulon shpesh sytë me flokët e saj? Një infermiere dyshon për një çrregullim

Pse Kim Kardashian i mbulon shpesh sytë me flokët e saj? Një infermiere dyshon për një çrregullim

Flokë dhe stil
Temperatura e ngritur në shtatzëni: Përse shfaqet dhe a ndikon në zhvillimin e bebes

Temperatura e ngritur në shtatzëni: Përse shfaqet dhe a ndikon në zhvillimin e bebes

Shtatzëna
A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?

A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?

Shtatzëna
Kalo në kategori