Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Turqi do të marrë detyrën me më shumë kompetenca se secili president turk që ka pasur deri më tash – përfshirë të drejtën për të sunduar me dekret dhe për të shpërndarë parlamentin.
Me shpresën për të parandaluar rizgjedhjen e Recep Tayyip Erdoganit, parti të ndryshme opozitare janë bërë bashkë në aleancë edhe për zgjedhjet parlamentare, edhe për ato presidenciale, që mbahen sot.
Aleanca Kombëtare mbështet kandidatin sekular për president, Muharrem Ince, të nominuar nga Partia Republikane Popullore.
Aleanca përfshin socialdemokratë laikë, konservatorë të qendrës së djathtë, konservatorë liberalë nacionalistë dhe islamistë konservatorë.
Kandidatët për parlament nga Aleanca Kombëtare zotohen se, nëse sigurojnë shumicën e legjislaturës, do t’i shfuqizojnë ndryshimet kushtetuese që janë miratuar në një referendum kontrovers më 2017. Këto ndryshime pritet të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve dhe do ta transformojnë sistemin parlamentar të Turqisë në sistem presidencial.
Përveç zgjerimit të kompetencave presidenciale, këto ndryshime gjithashtu do të heqin postin e kryeministrit dhe do të shfuqizojnë shumë kontrolle dhe balancime që janë projektuar për të ndihmuar parlamentin përballë keqpërdorimit të kompetencave presidenciale.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit dhe partneri i saj i vogël i koalicionit, Partia e Lëvizjes Nacionaliste, nga ekstremi i djathtë, i kanë hartuar ndryshimet kushtetuese dhe i kanë shndërruar në ligj, me qëllim forcimin e sundimit të Erdoganit – një sundim për të cilin shumë ekspertë të pavarur thonë se po lëviz drejt autoritarizmit.
Një fije shprese për kandidatin presidencial të opozitës
Popullariteti i Erdoganit duket se është lëkundur muajve të fundit për shkak të përkeqësimit të ekonomisë, opozitës së tij të vendosur kundër kurdëve në gjithë rajonin dhe shqetësimeve për përndjekjen e vazhdueshme të rivalëve politikë, që nga përpjekja e dështuar për grushtshtet në Turqi, në korrik të vitit 2016.
Erdogan mendohet të ketë shanse të forta për t’u rizgjedhur edhe për një mandat pesëvjeçar. Por, sondazhet e opinionit tregojnë se do të jetë e vështirë për të për të fituar në rrethin e parë dhe se ai, me gjasë, do të shkojë në balotazh kundër Inces, më 8 korrik.
Gonul Tol, drejtore e studimeve turke në Institutin e Lindjes së Mesme, me seli në Uashington, thotë për Radion Evropa e Lirë se zgjedhjet e sotme “mund të jenë shansi i fundit për Turqinë që të shmangë rënien në autoritarizëm, me Erdoganin”.
Tol thotë se Ince ka shanse ta mposhtë Erdoganin në rrethin e dytë të votimeve, nëse ato realizohen pa parregullsi.
Por, për ta bërë këtë, Tol thotë se Ince duhet të arrijë mbështetjen e kurdëve në Turqi dhe “të bindë konservatorët fetarë se liritë fetare që i kanë pasur nën sundimin e Erdoganit, do të mbeten në fuqi”.
Nick Danforth, analist në Qendrën për Politika në Uashington, thotë për Radion Evropa e Lirë se “nëse votat numërohen në mënyrë të drejtë, opozita ka shanse të mira ta ndalojë Erdoganin në rrethin e parë”.
“Në rrethin e parë, nëse opozita bashkohet e gjitha pas Inces dhe nëse votat numërohen në mënyrë të drejtë, Ince ka shanse të mundë Erdoganin”, thotë Danforth.
Sipas analistes Tol, edhe nëse nuk ka mashtrime në zgjedhje, fushata zgjedhore “nuk ka qenë e lirë dhe e drejtë”.
Ajo thotë se goditja e Erdoganit, pas puçit të dështuar, nën një gjendje të jashtëzakonshme, ka shtypur mediat opozitare anembanë vendit.
“Nëse Erdogan fiton presidencën, por partia e tij në pushtet humb shumicën parlamentare, mendoj se parlamenti mund të luajë ende rol në drejtim të balancimit të Erdoganit”, thotë Tol.
“Por, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të kemi një sistem demokratik funksional dhe ta rikthejmë demokracinë turke, edhe me një parlament që kontrollohet nga opozita. Situatë ideale për demokracinë turke do të ishte nëse opozita fiton edhe presidencën, edhe parlamentin”, përfundon Tol.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deshi të vriste një çift në New York, momenti kur policia amerikane qëllon për vdekje sulmuesin
Putin do të vizitojë Kinën në maj – përpara udhëtimit të planifikuar të Xi në Evropë
Pas poshtërimit dhe humbjeve të mëdha të shkaktuara nga ukrainasit, Rusia emëron shefin e ri të marinës në Detin e Zi
Çfarë është RM-70 Vampire – “kërcënimi i madh” që po ndjek Belgorodin e Rusisë?
Kishin dështuar të detonohen, policia ukrainase gjen dronët e pashpërthyer rusë
'I trajtuar si qen': Burri nga Nepali rrëfen tmerrin që ka përjetuar, pasi u rekrutua për të luftuar për rusët në Ukrainë, si mijëra të tjerë
Polonia dhe Gjermania vijnë me “koalicionin e automjeteve të blinduara” për Ukrainën – së shpejti edhe një Forcë e Reagimit të Shpejtë në Evropë
Pas poshtërimit dhe humbjeve të mëdha të shkaktuara nga ukrainasit, Rusia emëron shefin e ri të marinës në Detin e Zi
Kryetari i komunës së New Yorkut, Eric Adams - akuzohet për sulm seksual ndaj ish-koleges derisa ishin duke punuar si policë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Përfito nga zbritja dhe apliko në trajnimin për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Zbulo qysh mundesh me i vesh gërshetat me ZBRITJE
Më të lexuarat
Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!
Premtimi i Abelard Tahirit: Nëse Kurti edhe një herë bëhet kryeministër, unë e lë mandatin e deputetit
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood