LAJMI I FUNDIT:

Mulaku: Decentralizimi ka dështuar, Prelluzha ma kujton kohën e Millosheviqit

Mulaku: Decentralizimi ka dështuar, Prelluzha ma kujton kohën e Millosheviqit

Kryetarit të Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ideja për formimin e komunës së Prelluzhës, ia ka kujtuar kohën e Millosheviqit. Prandaj, ai e ka kundërshtuar këtë ide, e cila u aktualizua nga opozita, madje dhe u organizuan protesta. Ndërkohë, Qeveria ka thënë se njëherë nuk ka në plan të formojë komuna të reja.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Bajram Mulaku thotë se ka dështuar “logjika e krijimit të komunave të reja, pa bërë analiza të mirëfillta”.


“Në qoftë se mendohet se duke themeluar komuna më të vogla, mund ta zvogëlojmë papunësinë, duke e rritur numrin punëtorëve në Administratë, nuk është logjikë e mirë kjo”, shprehet kreu i Komunës së Vushtrrisë.

Nëpër Prelluzhë, fshat i banuar me shumicë serbe, kalon hekurudha, e cila ishte një arterie e rëndësishme në vitet 1980-1990, pasi lidhte mes tjerash dhe dy gjigantët industrialë të Kosovës – Trepçën dhe Obiliqin.

Mulaku thotë se e kujton shumë mirë që në periudhën e pushtetit të Milloshoviqit, Akademia e Shkencave të Serbisë e ka pasur në plan copëtimin e Kosovës. Dhe pjesë e këtij projekti ka qenë dhe bërja e Prelluzhës komune, së bashku me dy-tre fshatra përreth.

“Ata janë thirrur se po duan regjionin me stabilizu në këtë mënyrë, duke e ndarë Kosovën. Në këtë copëtim, është menduar edhe për këtë komunën e Prelluzhës… Atyre iu kanë interesuar asetet e Kosovës, Trepça dhe Obiliqi”.

Mulaku thotë se sot nuk ka kurrfarë arsye për themelimin e komunës së Prelluzhës.

“Nuk është në interes të qytetarëve. Realisht, qytetarët jo vetëm të fshatit Prelluzhë, por edhe të fshatrave ku jeton komuniteti serb në komunën tonë, kanë përfituar shumë projekteve. Nuk kemi bërë kurrfarë ndarjeje”.

“Dhe nuk kemi pasur ankesa. Ne kemi një gjendje stabile të bashkëjetesës të të gjitha komuniteteve që jetojnë në komunën tonë dhe nuk e shoh të arsyeshme, as të nevojshme, që të bëhet një komunë e re”, thekson ai.

Por, Mulaku, i cili vjen nga radhët e PDK-së, tash disa mandate në pushtet, thotë se është tërësisht kundër procesit të decentralizimit.

“Unë mendoj mirë do kishte me qenë të bëhet një analizë e thellë, e mirëfilltë, pasi në këtë logjikë, decentralizimi që ka dështuar. Jo në mënyrë të duhur dhe të mirë janë duke funksionalizuar ato komuna të reja të vogla që janë themeluar në Kosovë”.

Ai merr si shembull Shqipërinë, ku sipas tij, po shkohet më tepër nga organizimi i komunave në Bashki, sepse është parë se funksionojnë më mirë. Ndërsa në Kosovë, sipas tij, është eksperimentuar, duke formuar komuna të vogla, pa kritere.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori