LAJMI I FUNDIT:

Mujka: Ora policore s’ka efekt, vendosja e saj është e palogjikshme

Mujka: Ora policore s’ka efekt, vendosja e saj është e palogjikshme

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka, ka thënë se ka qenë e pritshme që pas rasteve të fundit të konfirmuara me COVID-19 që edhe kjo komunë të hynte në zonën e kuqe sipas caktimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Tash nëse flasim se çka mendojmë për orën policore, jo vetëm për këtë por një numër të madh masash mendoj se nuk e ka ndonjë logjikë të theksuar. Po na detyrojnë si nivel lokal që ta zbatojmë”, është shprehur Mujka, njofton Klan Kosova.


“Nuk ka në fakt efekt ora policore sepse qyteti nuk shquhet për jetë nate. Pas orës 20:30 nuk ka problem grumbullimi i qytetarëve. Kjo masë ndikon te rritja e ankthit dhe frustrimit”.

Ai ka thënë se masa e vendosur do të ndikojë edhe tek bizneset, duke shtuar se kanë kapacitete për trajtimin e të prekurve nga virusi.

“Aktualisht kemi 351 raste aktive dhe 18 të shtruar në spitalin regjional. Aty ka kapacitet për 60 të infektuar. 30 shtretër janë të pajisur me oksigjen. Pjesa më e madhe e të infektuar kanë simptoma të lehta”, tha ai.