LAJMI I FUNDIT:

Muja: Trepça humbi 8 milionë euro në vit, për dy muaj qeverisje të LVV-së u dyfishua prodhimi

Muja: Trepça humbi 8 milionë euro në vit, për dy muaj qeverisje të LVV-së u dyfishua prodhimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja ka thënë se ndërmarrjet publike do të përfshihen në një proces stabilizimi e më pas do të mendohet një strategji afatgjate për to.

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se në shumë ndërmarrje publike, partitë politike që kanë qenë në pushtet deri më tani kanë punësuar militantë partiak duke i shkatërruar ato.


“Trepça është ndër ato ndërmarrje që në vitin 2016 ka pasur 16 milionë euro shitje, derisa kur kemi ardhur ne në pushtet e kemi gjetur me 8 milionë euro shitje. Trepça në Stantërg i ka 70 minatorë derisa i ka 1,300 punëtorë”, tha Muja përcjell Telegrafi.

“Me 1,300 punëtorë Trepça ka humbje nga 6-8 milionë euro në vit dhe askush se ka ngritur zërin sepse këto ndërmarrje ishin tentakula për të shtrirë pushtetin”.

Muja thotë se në dy muaj pasi LVV ka ardhur në pushtet është bërë plani afatshkurtër për të shtuar prodhimin.

“Ka rritje të disiplinës dhe nga disa të dhënë ka dyfishim të prodhimit”, deklaroi tutje deputeti i LVV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori