LAJMI I FUNDIT:

Muja: Pezullimi i Ligjit të Pagave i qëllimshëm, duan të nxisin probleme sociale

Muja: Pezullimi i Ligjit të Pagave i qëllimshëm, duan të nxisin probleme sociale

Analisti Armend Muja e konsideron si të motivuar politikisht vendimin e Avokatit të Popullit për të dërguar në Kushtetuese Ligjin e Pagave.

Muja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se vendimin për ta dërguar në Kushtetuese Ligjin e Pagave e sheh si përpjekje për të krijuar probleme sociale.


“Avokati i Popullit ka mundur t’i jep pak kohë qeverisë së re për të marrë frymë e për të zgjidhur këtë problem…Avokati i Popullit ka pasur kohë deri në gjashtë muaj të parashtroj ankesat në Kushtetuese”.

Analisti ka thënë se Ligji i Pagave ka qenë i kërkuar edhe nga Bashkimi Evropian në mënyrë që të mos manipulohet nga qeveri të ndryshme në prag të zgjedhjeve me sektorë të caktuar.

Muja ka thënë se nuk mund të arsyetojë ankesat e shërbyesve civil pasi sipas tij ky sektor në çdo vend të Evropës paguhet më pak se sektorët tjerë.

“Pro et contra” pezullimit të Ligjit për Paga: Përplasen Sindikata e Arsimit dhe Shëndetësisë me atë të Shërbyesve Civilë
Lexo po ashtu “Pro et contra” pezullimit të Ligjit për Paga: Përplasen Sindikata e Arsimit dhe Shëndetësisë me atë të Shërbyesve Civilë

Analisti ka thënë se nuk është koha për greva pasi sipas tij grevat e protestat bëhen kur ka pakënaqësi ndaj ndonjë qeverie.

“Ky vakum që ka filluar prej 6 tetorit po abuzohet në mënyrë që të krijohen trazira sociale”, tha ndër të tjera Armend Muja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori