LAJMI I FUNDIT:

Muja: Marrëveshja LVV-LDK është arritur, ka tri skenare për ndarjen e posteve

Muja: Marrëveshja LVV-LDK është arritur, ka tri skenare për ndarjen e posteve

Analisti Armend Muja ka thënë se VV dhe LDK tashmë janë marrë vesh dhe nesër pritet të zyrtarizohet koalicioni qeverisës.

Muja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se me gjasë marrëveshja VV-LDK është arritur sot dhe nesër vetëm se do të njoftohen palët në parti.


Ai ka thënë se janë tri skenare se si marrëveshja është arritur, përcjell Telegrafi.

“E para është që ministritë do të ndahen 6-4 në favor të LDK-së. E dyta është që Ministria e Jashtme t’i kthehet LDK-së dhe e treta është që të ketë vetëm një zëvendëskryeministër, e ai do t’i takojë LDK-së”, tha  Muja.

Analisti ka thënë se kjo pritet të konfirmohet nesër edhe pse nuk përjashtohet ndonjë befasi e minutave të fundit./Telegrafi/