LAJMI I FUNDIT:

Muja: Disa deputetët të LDK-së kanë inate të ngushta me ministrin Murati

Muja: Disa deputetët të LDK-së kanë inate të ngushta me ministrin Murati

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka shprehur përshtypjen se dy-tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë inate të ngushta me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Muja këto komente i bëri në seancën e Kuvendit, teksa theksoi se këta deputetë duhet t’i tregojnë këto çështje që i kanë për Muratin.


“Ka një impuls tek dy-tre deputetë të LDK madje mund të jetë edhe lidershipi i LDK-së ka një çështje personale me Hekuran Muratin. Kjo është përshtypja ime”, tha Muja.

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.

Deputetët nuk e votojnë marrëveshjen ndërkombëtare për kredi me Fondin OPEC
Lexo po ashtu Deputetët nuk e votojnë marrëveshjen ndërkombëtare për kredi me Fondin OPEC

Në votim morën pjesë 85 deputet, për ishin 73 vota, kundër ka qenë 1 votë dhe 10 deputetë abstenuan karshi kësaj marrëveshje ndërkombëtare. /KP/