LAJMI I FUNDIT:

Muja: Çdo kokërr grurë e blerë me para publike duhet të jetë këtu, Mushkolaj: Kush është Ridvan Muharremi që negocion në emër të Kosovës?

Muja: Çdo kokërr grurë e blerë me para publike duhet të jetë këtu, Mushkolaj: Kush është Ridvan Muharremi që negocion në emër të Kosovës?

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se 0.5 për qind e grurit është sasia e cila mungon në rezervat shtetërore, duke iu referuar dosje së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Ndërsa analisti Imer Mushkolaj pyeti se kush është Ridvan Muharremi, që u zgjodh nga ministrja Hajdari të negociojë blerjen e mallrave për rezervat shtetërore.

Muja ka deklaruar se i tërë gruri duhet të jetë prezent nëse blihet me para publike.


“Çdo kokërr grurë e blerë me paratë publike duhet të jetë këtu, ky është qëndrimi im. Sulmet që bëhet me pretendime të paqena, të paverifikuara thuhet gjysma mungon dhe pastaj del një dosje e prokurorisë, ku thotë se 52.5 tonë mungojnë. 0.5 për qind, as një përqind. Çdo cent e parave publike, çdo kokërr gruri duhet të jetë këtu. 05. përqind gjatë gjithë javës së kaluar ka thënë se do arrestohet ministra, një çështje që nuk është në dorën e saj.”, ka deklaruar Muja, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Muja tha nëse do duhej të ndodhte arrestimi i ministres Hajdari për më pak se një përqind të mungesës së grurit, çfarë do ndodhte me kontratat që marrin vite kohë realizimi?

“Çka shteti din është se ministrja ka nënshkruar një kontratë për dhjetë mijë ton. Dhe nëse është nënshkruar, dhjetë mijë ton duhet të jenë në Kosovë. Ka pretendime se pse po mungojnë, por mendoj se është një çështje civile, kontestimore e cila duhet të rregullohet nga ai që e ka për obligim. Nëse për 0.5 për qind të grurit duhet të arrestohet një ministër apo zyrtar, imagjinoje për 80 për qind të kontratave që vonohen me vite’, ka deklaruar Muja.

“Aferën e grurit dhe vajit’, Muja e ka vlerësuar si një përpjekje për të goditur Qeverinë Kurti.

Analisti politik Imer Mushkolaj, e akuzoi ministren e Ministrisë së Industrisë së Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, se ka gënjyer kur ka thënë se nuk e njeh afaristin Ridvan Muharremin, i cili është arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Mushkolaj tha se Prokuroria duhet ta “zbulojë” se kush është Ridvan Muharremi dhe cili është roli i tij në MINT.

“Pse po nisesh prej pretendimeve të mediave e gazetareve, pretendimet e tyre janë pasu me arrestime dhe lëndë është në prokurori. Unë mundem të shkruaj të them janë humb 1 miliardë euro. Nëse kam shpif, paditmëni. Çështja është në prokurori, kemi kalu nga raportimet gazetareske, punë e madhe çka kanë raportu mediat. Për mua është e rëndësishme me vërtetu prokuroria se pse nuk ka ardh i gjithë gruri. Për mua është e rëndësishme të dalë përgjegjësia e ministrisë. Kush është Ridvan Muharremi, që u zgjodh nga ministrja? Pse rrejti publikisht ministrja, që tha nuk e njoh, kurse avokati tha që është taku me ministren me zyrtarë të ministrisë. Pse duhet me rrejt. Kush është Ridvan Muharremi, pse u zgjodh vetëm ai? A pati autorizim të shkojë në Turqi për grurë, a pati autorizim të shkoj në Poloni të negociojë për vaj”, tha ai, në RTV Dukagjini.

Tutje Mushkolaj tha se i ftuari në “Debat Plus”, Armend Muja, është nga të vetmit e partisë në pushtet që del e mbron Qeverinë e Kosovës ne momente tejet të vështira.

 “Për fat të keq, Armendi është i vetmi që duhet me dalë në studio e me ia mbulu bërllokun Qeverisë. Këtu nuk vjen as zonja Hajdari, as Nagavci, as Gërvalla, as Aliu, as Rizvanolli. Armendi është prej të rrallëve që përpiqet t’ia mbulojë bërllokun Qeverisë”, tha ai.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Kalo në kategori