LAJMI I FUNDIT:

Muhiq: Nëse ju jeni fituesi, pse kërkoni revansh?

Muhiq: Nëse ju jeni fituesi, pse kërkoni revansh?

Deputeti më i vjetër në Kuvendin e Maqedonisë, akademiku Ferid Muhiq ka kritikuar OBRM-PDUKM-në për qasjen ndaj zgjedhjeve dhe zgjidhjeve të krizës të zhbllokimit të shtëpisë ligjvënëse, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Ofendimet janë të rënda për atë që i thotë. OBRM-PDUKM është faktor kryesor për bllokimin e punës së Kuvendit të Maqedonisë, pasi nuk kanë qëllim që sistemi të funksionojë dhe Kuvendi të punojë si duhet. Dimovski thotë se ata janë fitimtarë ndërsa LSDM-ja është në opozitë. Më falni, e pse fituesi atëherë duheshka të kërkojë revansh?” pyeti Muhiq nga foltorja e Kuvendit.


Ndryshe, puna e Kuvendit edhe sot ka vazhduar të shkojë me ofendime dhe etiketime./Telegrafi/