LAJMI I FUNDIT:

Muhaxhiri flet për koalicionet e mundshme: Situata aktuale politike është më e komplikuara që prej vitit 1999

Muhaxhiri flet për koalicionet e mundshme: Situata aktuale politike është më e komplikuara që prej vitit 1999
Artan Muhaxhiri

Situata aktuale politike është më e komplikuara që prej vitit 1999, prandaj ekzistojnë shumë pikëpyetje të cilat u përkasin niveleve të ndryshme të dimensioneve politike për koalicionet e mundshme mes partive politike në zgjedhjet e parakohshme të cilat priten të mbahen së shpejti në vend.

Kështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin, njohësi i çështjeve politike në vend, Artan Muhaxhiri.


Muhaxhiri tha se përparësia elektorale e Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV) është evidente, mirëpo siç tha ai konfiguracionet e koalicioneve do të varen edhe nga aftësitë rimëkëmbëse të LDK-së dhe PDK-së.

“Këto parti nuk janë në momentume të volitshme. Duhet të gjejnë shumë kreativitet, vullnet dhe guxim për t’i mobilizuar maksimalisht fuqitë përbrenda strukturave të tyre në mënyrë që të ballafaqohen denjësisht me trendin progresiv të LVV-së”, ka thënë ai.

I pyetur se a pritet të kenë partitë politike në këto zgjedhje vija të kuqe për koalicione parazgjedhore, Muhaxhiri tha: “ ‘Vijat e kuqe’ janë dogmatizëm politik, sepse i bllokojnë mundësitë për bashkëpunime dhe i zvogëlojnë gjasat për të ardhur në pushtet. Në të kaluarën vazhdimisht ka ndodhur që liderët dhe partitë t’i relativizojnë deri në zhdukje këto ‘vija’ kur nuk u janë dashur më, varësisht prej konteksteve. Për shkak të situatave komplekse me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës, ato janë shfaqur si penguese të harmonizimeve të qëndrimeve institucionale edhe në situata të jashtëzakonshme”.

Njohësi i çështjeve politike theksoi se spektri politik në Kosovë funksionon me balancime të detyrueshme ndërpartiake, prandaj kompromiset nënkuptohen nëse dëshirohen zhvillime normale.

E sa i përket komentit të anëtarit të LVV—së, Glauk Konjufca i cili tha se nuk e përjashton një koalicion mes LVV-së dhe PDK-së, ai vlerësoi: Nëse ky qëndrim partiak është i sinqertë dhe i planifikuar mirë, atëherë shënon evoluim, ndonëse të vonuar. Refuzimi aprioristik për marrjen në konsideratë të bashkëpunimit me PDK-në ka qenë populist dhe i pakuptueshëm nga aspekti i pragmatizmit politik. Me rëndësi është të mbrohet besnikëria ndaj parimeve dhe vlerave, e jo të insistohet në përjashtimin e panegociueshëm të një partie nga çdo kalkulim potencial”.

Muhaxhiri ndër të tjera tha se do të jetë sukses i madh i LVV-së si dhe kontribut në skenën politike kosovare nëse si kushtëzime për aleancë eventuale me PDK-në do të arrijë t’i institucionalizojë disa kritere me ndikime të mëdha sistemore.

“Për shembull, sanksionimin e menjëhershëm dhe të ashpër të secilës tendencë të faktuar për korrupsion, nepotizëm dhe forma tjera të keqpërdorimeve institucionale. Është iluzion të mendohet se një parti mund ta ndihmojë reformimin e një partie tjetër me kritika paternaliste nga jashtë, mirëpo kjo ka gjasa të bëhet vetëm praktikisht, me ide dhe përpjekje për punë të përbashkët konstruktive…Gjithsesi, nuk përjashtohet as mundësia që ky të jetë një marifet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! me qëllim që të tentojë të përfitojë duke u shfaqur më e ndryshme dhe më mendjehapur para votuesve, ndërkohë që më pas sërish t’iu rikthehet akuzave tradicionale ndaj PDK-së”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori