LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Qeveria Hoti e ka “momën” e fortë, shumë më të fortë se Hashim Thaçi

Muhaxheri: Qeveria Hoti e ka “momën” e fortë, shumë më të fortë se Hashim Thaçi

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se Qeveria Hoti do të jetë e suksesshme edhe për shkak të “kumbarës” së fortë.

Muhaxheri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Qeveria Hoti e ka një “nënë” shumë të fortë e që nuk është Hashim Thaçi.


“Qeveria Hoti e ka “momën” e fortë shumë. Zoti Hoti e ka mbështetjen shumë më të fuqishme se që e ka Presidenti Thaçi. Hoti e ka mbështetjen e atij që e mundësoi krijimin e shtetit të Kosovës. Prandaj kjo qeveri do të jetë qeveri që i jep perspektivë këtij vendi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së thotë se Hoti do të jetë kryeministër i suksesshëm qysh prej fillimit për shkak të ndërmjetësuesve të fuqishëm duke aluduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dita e mirë shihet qysh në mëngjes. Kjo gjë po shihet edhe me menaxhimin e pandemisë në ditët e para dhe planin ekonomik”.

Duke folur për koalicionet Muhaxheri ka thënë se është koha të largohen vijat e kuqe.

“Me këtë logjikë si po veprohet sot, as Presidenti Rugova nuk do të kishte ndërtuar koalicione”.

Muhaxheri: Qeveria mund të rrëzohet, por shumë shpejt kemi Qeverinë 'Hoti 2'
Lexo po ashtu Muhaxheri: Qeveria mund të rrëzohet, por shumë shpejt kemi Qeverinë 'Hoti 2'

Ai ka shtuar më tej se nëse dikush do të ishte dashur të nxjerrë probleme për koalicion do të ishin deputetët e LDK-së nga Peja për shkak të përplasjeve lokale që kanë pasur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori