LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri flet për takimin me ministrin Aliu, beson që do të realizohet projekti i Borea

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se beson që projekti i Qendrës Turistike “Borea” do të realizohet.

Gjatë një interviste për Telegrafin, ai ka thënë se pas takimit me ministrin e Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor, Libur Aliu i është premtuar që zoonimi i parkut në “Bjeshkët e Nemuna” do të shkojë në Kuvendin e Kosovës për miratim brenda dy ose tre muajve.


“Në takimin e fundit që e kam pasur me ministrin e Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu më është thënë që brenda muajit zoonimi i parkut do të shkon në Kuvend dhe besoj që brenda dy ose tre muajve do të miratohet zoonimi i parkut nacional. E me këtë do t’i hapet rruga realizmit të projektit të shumë pritur për qytetarët e Pejës dhe për mua vetë, realizmi i projektit Borea”, theksoi Muhaxheri.

Ai ka shtuar se realizimi i këtij projekti është i rëndësisë së veçantë, për zhvillimin ekonomik të vetë Pejës por edhe për komunat e tjera përreth.

“Unë mendoj që ministri është profesional dhe e ka kuptuar rëndësinë e miratimit të zoonimit të parkut dhe interesit që ka Komuna e Pejës dhe komunat e tjera për zhvillim ekonomik. Është një interes i jashtëzakonshëm për Pejën, Deçanin, Junikun, Istogun dhe Klinën. Ndoshta në fillim këta nuk e shohin rëndësinë e kësaj dhe me kohë do t’i shihet rëndësia e këtij projekti në zhvillimin ekonomik të Pejës dhe qyteteve përreth”, tha ai.

Muhaxheri dhe Aliu gjatë takimit të përbashkët rreth projektit “Borea”

Pas një periudhe të gjatë, në shtator të vitit 2018 kishte nisur puna për ndërtimin e kompleksit rekreativo-sportiv “Borea” në Pejë.

Vonesat në ndërtimin e Qendrës Turistike 'Borea', Muhaxheri tregon për përfitimet që mund t’i ketë Rrafshi i Dukagjinit nëse do të realizohej
Lexo po ashtu Vonesat në ndërtimin e Qendrës Turistike 'Borea', Muhaxheri tregon për përfitimet që mund t’i ketë Rrafshi i Dukagjinit nëse do të realizohej

Punimet në këtë qendër, që është vetëm 900 metra larg qytetit të Pejës, ku  parashihej të punësoheshin rreth 500 persona, u ndërprenë për arsye të pezullimit të lejes së ndërtimit nga Ministria e Ambientit gjatë Qeverisë Haradinaj.

Arsyet se pse ky projekt ka ngecur për Muhaxherin, fajtor është politika sepse sipas tij një projekt i ngjashëm është menduar të realizohet në Komunën e Deçanit. /Telegrafi/