LAJMI I FUNDIT:

Muharrem Nitaj e punëson edhe djalin tjetër në ndërmarrje publike

Muharrem Nitaj e punëson edhe djalin tjetër në ndërmarrje publike

Ndërmarrjet publike janë kthyer në derë punësimi për familjarët e politikanëve. Në mesin e familjarëve të politikanëve që janë rehatuar në këto institucione janë edhe dy djemtë e deputetit nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitajt. Njëri në “Telekom” e tjetri në Ndërmarrjen “Pastrimi”.

Mirëpo, Nitaj ka mohuar të ketë ndikuar në punësimin e djemve. Ai ka thënë se asnjë nga këto punësime nuk janë bërë në baza partiake.


Për vetëm një vit, dy djemtë e deputetit Muharrem Nitaj, kanë arritur që të punësohen në dy prej ndërmarrjeve publike në vend.

Genc Nitaj u punësua më 28 gusht të vitit të kaluar, si zyrtar i marketingut në Telekom, ndërsa së fundi vend në një ndërmarrje publike ka zënë edhe djali tjetër, Egzoni.

Ai është punësuar si IT në Kompaninë Rajonale “Pastrimi”.

E se djali i Nitajt është punësuar në këtë pozitë, këtë e ka konfirmuar edhe kryeshefi i kësaj ndërmarrje, Burim Kelmendi.

Kelmendi ka thënë se Egzon Nitaj është me kontratë mbi vepër.

“Po, është punësuar. Është me kontratë mbi vepër, dhe e ka kontratën për katër muaj. Pozita e punës është IT”, ka thënë Kelmendi për Express.

Ndërkohë, për punësimin e të bijëve ka reaguar edhe vetë deputeti Nitaj. Ai ka mohuar që ka pasur ndikim në këto punësime.

Përmes një postimi në Facebook, Nitaj ka thënë se këto punësime nuk janë bërë në baza partiake. Derisa ka deklaruar se interesi publik dëmtohet me shpërdorime milionëshe, e jo me njerëz që marrin një kontratë pune qoftë edhe me pagë minimale.

Ai ka thënë se nuk po e kupton fushatën që, sipas tij, po sulmohen njerëzit që marrin 300-400 euro pagë, sikur ky të jetë rreziku me të cilin po përballet Kosova.

“Nuk po mundem ta kuptoj këtë fushatën qe te sulmohen njerëzit qe marrin 3-400 euro rroge me djersen e tyre, sikur kjo qenka rreziku me te cilin po përballet shteti! Interesi publik dëmtohet me shpërdorime milionëshe, me nepotizëm të nivelit të lartë e jo pse dikush merr një kontrate pune, qofte edhe te përkohshme me page minimale!”, ka shkruar Nitaj.

Nënkryetari i AAK-së ka thënë se është e pandershme të drejtohet gishti drejt AAK-së, pasi sipas tij, kjo parti në krahasim me të tjerat është engjëll.

Nitaj reagon për punësimet e AAK-së dhe djalit të tij në Telekom
Lexo po ashtu Nitaj reagon për punësimet e AAK-së dhe djalit të tij në Telekom

Ndryshe djali i Muharrem Nitajt, Genc Nitaj, mori kontratën më 28 gusht të vitit të kaluar, si zyrtar i marketingut në Telekom.

Ndërkaq së fundmi në Postën e Kosovës është punësuar reja e nënkryetarit të AAK-së, Pal Lekajt, Dorentina Gashi-Lekaj. Po ashtu, në Telekom është i punësuar edhe bashkëshorti i bashkëpartiakes së Nitajt, Donika Kada – Bujupi

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori