LAJMI I FUNDIT:

Muhamet Kelmendi kërkon 500 mijë euro dëmshpërblim për arrestimin e tij në Mitrovicë, me dyshimet për terrorizëm

Muhamet Kelmendi kërkon 500 mijë euro dëmshpërblim për arrestimin e tij në Mitrovicë, me dyshimet për terrorizëm

Zëvendësministri aktual i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Muhamet Kelmendi, po kërkon 500 mijë euro dëmshpërblim, për rastin e arrestimit të tij, që kishte ndodhur më 10 qershor të vitit 2015, në Mitrovicë.

Me pretendimet se ky arrestim ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme, ai në qershor të vitit 2018, ka ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku ka paditur Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Policinë e Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në padi thuhet se derisa ishte nisur për të marr pjesë në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit, ai ishte arrestuar në hyrje të Mitrovicës, nga Njësiti Antiterror i Policisë së Kosovës, me arsyetimin se po planifikonte sulm terrorist në veri të Mitrovicës.

Lidhur me padinë e tij, të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca gjyqësore.

Përfaqësuesi i paditësit, avokati Hamdi Podvorica, ka deklaruar se mbetët në tërësi pranë padisë dhe kërkesës së saj, duke thënë se arrestimi është bërë në mënyrë të kundërligjshme.

“Pala e paditur më 10 qershor 2015, në qendër të Mitrovicës e kanë ndalur paditësin në mënyrë të kundërligjshme, i cili ishte duke shkuar në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në fshatin Boletin, ku i kanë hap dyert e veturës së paditësit dhe ia kanë vënë tytat e automatikut në gjoks, duke e quajtur terrorist, kriminel, po shkon në veri për të vrarë njerëz, pastaj i kanë vënë prangat dhe e kanë arrestuar”, ka thënë Podvorica.

Ai ka shtuar se policia kishte dorëzuar tek mjetet e informimit raporte shqetësuese me fotografi nga vendi i ngjarjes.

“Këto fotografi mediat i kishin botuar duke shkruar se arrestohet terroristi Muhamet Kelmendi, si dhe tituj tjerë bombastik, ku këto lajme dhe shkrime kishin shkaktuar dhimbje shpirtërore të mëdha tek paditësi dhe familja e tij”, ka thënë Podvorica.

Ai ka deklaruar se ky arrestim ishte i kundërligjshëm, pasi që policia nuk kishte dorëzuar asnjë provë apo urdhër nga gjykata për arrestimin e tij në mënyrë të ligjshme.

Podvorica ka propozuar që të caktohet një ekspert nga fusha e psikiatrisë, i cili do të caktojë natyrën dhe intensitetin e dhimbjeve shpirtërore, për shkak te cenimit të drejtave të personalitetit, autoritetit, nderit, dhe cenimit të lirisë si dhe frikën e shkaktuar nga ky arrestim.

Gjykatësi i rastit, Alajdin Tërshnajku, pas propozimit të përfaqësuesit të palës paditëse Podvorica, ka marrë vendim që të aprovojë propozimin, që të përpilohet ekspertizë nga lëmia e psikiatrisë.

Ndërsa, në këtë seancë nuk ishte prezent pala e paditur, të cilët sipas gjykatësit, ishin ftuar në mënyrë të rregullt, por që mungesën nuk e kanë arsyetuar.

Ndryshe, sipas padisë së ushtruar më 18 qershor 2018, paditësi Muhamet Kelmendi, kërkon nga e paditura Republika e Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, kompensim për dëmin moral, që thotë se i është shkaktuar me rastin e arrestimit.

Sipas padisë, i padituri Muhamet Kelmendi, më 10 qershor 2015, në hyrje të Mitrovicës, derisa ishte nisur për të marr pjesë në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit, nga Njësiti Antiterror i Policisë së Kosovës ishte arrestuar në mënyrë të kundërligjshme me pretekst të dyshimit se po planifikonte sulm terrorist në veri të Mitrovicës.

Në padi thuhet se Muhamet Kelmendi, është një personalitet i shquar në jetën politike dhe shoqërore në Kosovë, është anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, një nga themeluesit e UÇK-së, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, është dekan i Fakultetit Juridik të kolegjit AAB në Prishtinë, punëtor shkencor dhe ushtron funksione tjera të rëndësishme në jetën politike dhe shtetërore të Kosovës.

Sipas padisë, sipas nenit 13 të Ligjit për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, Republika e Kosovës është përgjegjëse për dëmin që organi i administratës shtetërore e shkakton me punën e tij të paligjshme.

Gjithnjë sipas padisë, Njësiti Antiterror i Policisë së Kosovës e ka arrestuar paditësin në kundërshtim me dispozitat e nenit 17.4 Ligjit të Policisë së Kosovës, sepse nuk e ka trajtuar me dinjitet dhe nuk e ka thirr paditësin për intervistë, por e ka arrestuar pa paralajmërim duke i drejtuar armët në drejtim të tij.

Në padi thuhet se qëllimi i arrestimit në mënyrë të kundërligjshme dhe ngarkimi me dyshimin e planifikimit të kryerjes të terrorizmit në veri të Mitrovicës në mënyrë të rrejshme, paraqet dëmtimin e integriteti moral të paditësit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori