LAJMI I FUNDIT:

Muamer Zukorliqit dyshohet se një helmim i ka shkaktuar vdekjen

Muamer Zukorliqit dyshohet se një helmim i ka shkaktuar vdekjen

Në konferencën për media të familjes së myftiut të ndjerë të Serbisë, Muamer Zukorliq, u zbuluan informacione të reja për shkakun e vdekjes së tij.

Djali i Muamer Zukorliq dhe presidenti i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, Usama Zukorliq tha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se laboratorët e huaj deklaruan se Muamer Zukorlic nuk vdiq në mënyrë natyrale dhe se ekziston mundësia që ai të jetë helmuar nga metalet e rënda.


“I nderuar publiku, kanë kaluar pesë muaj e katër ditë nga vdekja e Muamer Zukorliqit. Unë dhe familja ime nuk e pranuam faktin që njeriu i madh i kohës sonë vdiq gjersa institucionet nuk e përcaktuan zyrtarisht shkakun e vdekjes. Në kaosin që na ndodhi atë ditë, ishin të paktë ata që qëndruan me të. Ata që ishin, morën një mostër atë ditë. Na u desh shumë kohë për të gjetur laboratorë adekuat ku dërguam mostrat. Laboratori i parë ka thënë se ka probabilitet të madh që personi i testuar të jetë helmuar me metale të rënda dhe i dyti që vdekja nuk ka ndodhur në mënyrë natyrale”, tha Usame Zukorliq.

Muamer Zukorlic ishte president dhe kryemyfti i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Serbi.

Ai gjithashtu ishte edhe nënkryetar i Kuvendit Kombëtar të Serbisë dhe lider i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim.

Më 6 nëntor 2021, jozyrtarisht u njoftua se shkaku i vdekjes ishte një atak në zemër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori