LAJMI I FUNDIT:

Muaji i Ramazanit, Hoxhë Husamedin Abazi tregon se kujt i obligohet mbajtja e agjërimit dhe kujt jo

Muajin e shenjtë të Ramazanit besimtarët myslimanë e presin gjatë gjithë vitit për shkak të rëndësisë që ka. Përgjatë këtij muaji, shtohen edhe ritualet fetare duke shpresuar në faljen dhe mëshirën e Zotit gjatë kësaj periudhe kohore.

Husamedin Abazi, imami i xhamisë “Hasan Begu” apo siç njihet edhe si xhamia e “4 Llulave” në Prishtinë për Telegrafin tregoi vlerën dhe veçoritë e agjërimit.

Imami thotë se Muajin e Shenjtë të Ramazanit njerëzit më herët e kanë pritur për muaj të tërë.

“Padyshim që ne të gjithë kemi qenë në pritje me muaj të tërë, muajin e shenjtë të Ramazanit ngjashëm si kanë vepruar edhe gjeneratat e më hershme. Ata 6 muaj përpara e kanë pritë dhe 6 muaj mbrapa e kanë përcjellë. Do të thotë se gjatë një viti ata kanë qenë të preokupuar me ramazanin. Ramazani ka të bëjë me secili prej nesh kurse agjërimi jo ”, tregon Abazi.

Imami Husamedin Abazi gjatë intervistës për Telegrafin

Imami Abazi ka treguar edhe për obligueshmërinë e ndaj ramazanit,  se kujt i obligohet mbajtja e një muaji të tillë dhe kujt jo.

“Agjërimi është i obliguar për çdo moshë të rritur, djalë apo vajzë që ka kaluar në fazën e pubertetit dhe që janë të vetëdijshëm dhe janë me shëndet të mirë të tillët janë të obliguar me agjërimin e ramazanit. Është një akt sublim ajo që Allahu (xheleshanuhu) na nderon me këtë muaj dhe me këtë adhurim”, tha ai.

Sipas imamit agjërimi është i dobishëm jo vetëm në aspektin e shpërblimit në botën së përtejme por edhe në aspektin shpirtërorë e shëndetësorë të njeriut.

“Njeriu kur e sheh që çfarë dobish ka agjërimi has në atë që jo rastësisht Allahu na ka privilegjuar,  para se të themi na ka obliguar me agjërim. Që është jo vetëm i dobishëm në aspektin e botës së ardhshme por edhe në aspektin shëndetësor dhe në aspektin shpirtëror dhe në aspektin e kalitjes së unit dhe të vullnetit”, u shpreh Abazi.

Abazi tutje shtoi se ramazani duhet të ketë ndikim tek njerëzit duke i nxitë për punë dhe vepra të mira, sipas tij nuk është qëllimi i këtij muaji vetëm abstenimi nga ngrënia dhe pija.

“Zoti na ka privilegjuar me qëllimin e tij e që qëllimi i agjërimit nuk është vetëm, abstenimi nga ngrënia dhe pirja. Por qëllimi i agjërimit është avancimi me devotshmëri dhe ne vetë kontroll dhe në adhurim të plotë të zotit. Prandaj edhe profeti ynë na ka thanë që ai që e agjëron ramazanin duke besuar në zotin me besim të plotë dhe me bindje në ndihmën e Allahut (xheleshanuhu) të tillit do t’i falen mëkatet. Po ashtu edhe në një hadith tjetër ku thuhet se ne duhet të agjërojmë me tërë qenien tonë jo vetëm me stomakun tonë”, tha ai.

Xhamia “4 Llulat” në Prishtinë

Imami Abazi interpreton edhe fjalët e Zotit rreth Muajit të Ramazanit dhe shpërblimit të agjëruesit.

“Starti i shpërblimit për punën e mirë në islam është shumë kurse sa i përket agjërimit Zoti ka thënë se i njëjti bëhet vetëm për mua dhe prandaj unë do ta shpërblej robin tim vetë. Me një fjalë nuk ja lenë engjëjve që t’i shkruajnë shpërblimet për agjëruesit por Zoti e ka marr përsipër vetë me e shpërblye agjëruesin. Prandaj ne nuk e dimë për askënd nëse është ose jo agjërueshëm por atë e din vetëm Zoti”, u shpreh imami.

Sipas tij agjëruesi i ka dy gëzime të cilat i pret në kohën kur perëndon dielli dhe bëhet iftari.

“Padyshim se agjëruesi i ka dy gëzime siç ka njoftuar profeti ynë Muhamed. I pari i tyre është në momentin kur vjen iftari jo se ai tani do të ngrënë dhe do të pin por ai i gëzohet pra suksesit të vet që i është përgjigjet ftesës dhe thirrjes së Allahut (xheleshanuhu) që ta mbajë agjërimin ashtu siç ai e ka porositë zoti. Ndërsa gëzimi i dytë i madh i agjëruesit do të jetë kur do ta takon zotin e tij e i cili atje do të na shpërblen pra me shpërblime që nuk janë parë dhe dëgjuar më herët ”, përfundoi imami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori