MTV Europe Music Awards 2021, si gjithmonë, edhe këtë herë ka qenë një eveniment për t’u mbajtur mend.

Me performancat nga Ed Sheeran, Maluma, Yungblud, Kim Petras dhe shumë të tjerë, kjo ceremoni e ndarjes së çmimeve nuk kishte si të vazhdonte ndryshe, përpos me një atmosferë të mahnitshme.


Justin Bieber udhëhoqi me nominime, me një total prej tetë, përfshirë ‘Artistin më të mirë’, ‘Artistin pop më të mirë' dhe me dy nominime në kategorinë ‘Kënga më e mirë’. Doja Cat dhe Lil Nas X, e ndiqnin nga pas me nga gjashtë nominime.

Të nominuar në këtë eveniment kanë qenë edhe disa artistë shqiptarë, përfshirë Dua Lipën, reperen Loredana Zefi dhe këngëtarin Gjon Muharremaj.

Më poshtë ua sjellim listën me fituesit e këtij edicioni të MTV EMAs 2021:

Artistja më e mirë amerikane: Taylor Swift Grupi me fansat më të mëdhenj: BTS Artisti më i mirë latin: Maluma Grupi më i mirë britanik: Little Mix Artisti më i mirë italian: Aka 7even Artisti më i mirë brazilian: Manu Gavassi Artisti më i mirë spanjoll: Aitana Artisti më i mirë afrikan: Wizkid Videoja më e mirë muzikore: Lil Nas X - Montero (Call Me By Your Name) Videoja më e mirë: Billie Eilish - Your Power Alternativa më e mirë: Yiungblud Reperja më e mirë: Nicki Minaj Artisti më i mirë: Ed Sheeran Artisti i ri më i mirë: Saweetie Grupi më i mirë i zhanrit rock: Maneskin Bashkëpunimi më i mirë: Doja Cat ft. SZA - “Kiss Me More” Artisti më i mirë në zhanrin elektronik: David Guetta Artisti më i mirë korean: Aespa Artisti më i mirë japonez: Sakurazaka46 Grupi më i mirë K-Pop: BTS. /Telegrafi/