LAJMI I FUNDIT:

MSM-ja – mbron nyjat, zvogëlon inflamacionet dhe përshpejton shërimin: Rritë imunitetin, zbut alergjinë

MSM-ja – mbron nyjat, zvogëlon inflamacionet dhe përshpejton shërimin: Rritë imunitetin, zbut alergjinë

Methylsulfonylmethane përmban squfur, i cili është element i rëndësishëm i aminothartirave, sintezave të proteinave dhe krijimit të indeve lidhëse

Gëzim Humolli
Trajner i fitnesit
tel. 044 161 876


Trupi përdor squfurin edhe për krijimin e keratinës, imunoglobulinës, që është pjesë e sistemit imunologjik. Gjithashtu është i rëndësishëm te kataliza e reaksioneve metabolike, të cilat e transformojnë ushqimin në energji.

MSM-ja është e rëndësishme për formimin e keratinës, kolagjenit dhe elastinës, të cilat ofrojnë fleksibilitet, formë dhe forcë të muskujve, eshtrave, nyjave, membranave të brendshme, lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Simptomat, të cilat tregojnë mungesën e MSM-së janë: lëkura e dëmtuar, vragat e dukshme dhe rrudhat, transmeton Telegrafi.

MSM-ja merret si shtesë në ushqim në formë pluhuri. Në fillim duhet marrë gradualisht dhe nga pak, sepse ka forcë të madhe pastrimi të trupit, andaj do të mund të ndieni efekte anësore të pakëndshme të eliminimit të helmeve nga trupi siç janë: dobësimi, lodhja, dhembja e kokës…

Rekomandohet që në javën e parë të merret një e katërta e një luge të vogël MSM me ujë në të cilin keni shtuar vitaminë C, për shkak të absorbimit më të mirë. Mund ta shtoni edhe në ushqim apo në smoothie në cilëndo kohë të ditës.

Meqenëse ka pak shije të hidhur, rekomandohet që ta shtoni në gjellë, smoothie, lëng natyral, limonadë apo kudo qoftë tjetër në mënyrë që të mos e ndieni hidhësinë. Doza rritet gradualisht gjatë muajit derisa të arrihet doza prej një luge të vogël. Nuk është e përcaktuar kur do ta konsumoni.

MSM-ja nuk u rekomandohet shtatzënave dhe nënave që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri, sepse nuk është hulumtuar veprimi i MSM-së në ato kushte.

Cilësitë shëruese të MSM-së

Është konstatuar shkencërisht përfitimi nga MSM-ja në këto kushte:

▪ zbut alergjinë,
▪ forcon imunitetin,
▪ zbut dhembjet e nyjave,
▪ rritje e përqendrimin e glutationit, i cili ka një efekt antioksidues
▪ përmirëson shëndetin e flokëve dhe lëkurës.

MSM-ja ndikon në përmirësimin e imunitetit me veprimin e vet antioksidativ dhe pengimin e dëmtimit të qelizave.

Efikasitetin më të madh e ka te shërimi natyral i artritit, sepse ka cilësi antoksidative dhe kundërinflamatore. Pengon dëmtimin e kërcit i cili gjendet natyrshëm në nyja.

Me konsumimin e rregullt të MSM-së zvogëlohen ënjtja dhe dhembja e nyjave, lehtësohen lëvizshmëria dhe fleksibiliteti i nyjave dhe regjenerimi i tyre.

MSM-ja ndihmon në eliminimin e mbetjeve të materieve nga trupi, posaçërisht te krijimi i thartirës qumështore e cila shkakton dhembje. U rekomandohet sportistëve aktivë pas ushtrimeve trupore dhe përpjekjeve më të mëdha.

Në vitin 2002 janë bërë hulumtimet e efekteve të MSM-së në simptomat e rinitit alergjik. Është konstatuar që pas javës së tretë të marrjes së MSM-së, simptomat e sistemit të poshtëm dhe të sipërm të frymëmarrjes pothuajse tërësisht janë zvogëluar.

Meqenëse flokët, lëkura dhe thonjtë përmbajnë përqendrim të lartë të proteinave strukturore të keratinës i cili përmban edhe squfur, ndihmë e madhe pikërisht është MSM-ja e cila mund të përmirësojë sintezën e squfurit. Për këtë shkak, MSM-ja ndihmon në shërimin e akneve, rozaceas dhe në zbutjen dhe ngadalësimine plakjes dhe rrudhave.

Banjat shëruese me squfur preferohen te rastet e problemeve të lëkurës siç janë: psoriaza, lythat, zbokthi, ekzema etj.

Në lëkurë gjendet edhe proteina e kolagjenit në sintezën e së cilës ndihmon vitamina C. Prandaj rekomandohet marrja e herëpashershme e vitaminës C dhe MSM-së në mënyrë që të rritet cilësia e lëkurës, flokëve dhe thonjve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori