LAJMI I FUNDIT:

MSH pranon donacion mbi 200 mijë euro nga GIZ

MSH pranon donacion mbi 200 mijë euro nga GIZ

Ministria e Shëndetësisë dhe Agjensioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) nënshkruan sot aktin e dorëzim pranimit të pajisjeve medicinale për mbeturina medicinale, të cilat GIZ i ka siguruar për Ministrinë e Shëndetësisë.

Në ceremoninë e këtij nënshkrimi ishin të pranishëm ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, të cilët paraprakisht zhvilluan një takim, ndërsa nënshkrimi i dorëzim-pranimit të pajisjeve u bë nga Sekretari i Përgjithshëm të MSh-së, Naim Bardiqi dhe drejtori i GIZ në Kosovë,  David Oberhuber, transmeton Telegrafi.


Ministri Vitia tha se”sigurimi i pajisjeve për mbeturina medicinale është një kontribut i vlefshëm i Qeverisë së Gjermanisë përmes GIZ, në funksion të menaxhimit më të mirë të mbetjeve medicinale dhe ruajtjes së shëndetit publik”.

Ambasadori Joern Rohde tha se ky është një kontribut për ta ndihmuar menaxhimin e mbetjeve medicinale, për të ndihmuar për një Kosovë më të shëndetshme dhe gjithashtu për ta përgatitur Kosovën për rrugën e saj për në Bashkimin Evropian.

“GIZ ka siguruar një numër të pajisjeve për menaxhimin e mbetjeve medicinale të cilat do t’u dorëzohen 34 Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në komuna të Kosovës, sikurse edhe një transportuesi për bartje të mbeturinave medicinale. GIZ, gjithashtu, në emër të Qeverisë Gjermane, është duke mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë të zhvillojë Planin për Menaxhimin e Mbeturinave Medicinale (PMMM)”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

MSH thekson tutje se, vlera e pajisjeve për menaxhimin e mbetjeve medicinale nga GIZ për Ministrinë e Shëndetësisë është 208,675.00 € /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori