LAJMI I FUNDIT:

MSH-Maqedoni: 1.304 pacientë të shtruar në spitale, ka edhe vende të lira

MSH-Maqedoni: 1.304 pacientë të shtruar në spitale, ka edhe vende të lira

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se po mjekohen gjithsej 813 pacientë pozitivë ose të dyshuar për coronavirus, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 73 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 56 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Ka 41 pacientë në repartin infektiv në Tetovë, 55 pacientë trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë 110 pacientë janë pozitivë ose të dyshuar për COVID 19. 105 pacientë janë shtruar në spital në qendrën kovide në Ohër, 94 në Prilep, 61 në qendrën kovide në Gostivar dhe në Strugë 38 pacientë. Në spitalin në Strumicë 72 pacientë janë shtruar në spital, në Koçan 12, në Kërçovë 10, Kavadar 55, në Gjevgjeli 21 persona, ndërsa në Dibër 10 pozitivë ose të dyshuar për coronavirusin”, njoftojnë nga MSH.


Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirusin që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.304, ndërsa ka rreth 200 shtretër spitalor të lirë në qendrat kovide./Telegrafi/