LAJMI I FUNDIT:

MSh licencon edhe tetë laboratorë privat për kryerjen e testimeve për COVID-19

MSh licencon edhe tetë laboratorë privat për kryerjen e testimeve për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në vazhdën e licencimit të laboratorëve privatë për të kryer testimet për COVID-19, sot ka publikuar edhe listën e tretë të laboratorëve të licencuar.

Kësaj radhe janë licencuar edhe tetë laboratorë.


Licencohen edhe 10 laboratorë privatë për kryerjen e testimeve për COVID-19
Lexo po ashtu Licencohen edhe 10 laboratorë privatë për kryerjen e testimeve për COVID-19

“Gjeni në vijim listën e laboratorëve të tjerë të cilëve Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore Private i MSh-së u ka miratuar kërkesën për kryerje të testeve serologjike për SARS COV2”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ministria dje ka licencuar edhe dhjetë laboratorë, ku deri më tani numri i laboratorëve të licencuar është 47. /Telegrafi/