LAJMI I FUNDIT:

MSH-ja ka siguruar 85 mijë e 500 vaksina kundër gripit sezonal

MSH-ja ka siguruar 85 mijë e 500 vaksina kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë, bazuar në planin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka siguruar 85.500 vaksina kundër gripit sezonal.

Shpërndarja e këtyre vaksinave ka filluar përmes Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili i shpërndan ato në Qendrat Kryesore të Mjekësisë familjare- Njësitë e vaksinimit të komunave të Kosovës, ku qytetarët mund të vaksinohen.


Komiteti për Gripin Sezonal: S’ka vend për panik
Lexo po ashtu Komiteti për Gripin Sezonal: S’ka vend për panik

Sipas MSh-së, prej vaksinave të siguruara, të cilat jepen falas për qytetarët, janë kundër gripit, shkruan Telegrafi.

MSh u bën thirrje grupeve më të rrezikuara siç janë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit që t’i shfrytëzojnë vaksinat për mbrojtje kundër gripit sezonal. /Telegrafi/