LAJMI I FUNDIT:

MrBeast u bë YouTuberi me më së shumti abonentë

MrBeast u bë YouTuberi me më së shumti abonentë

MrBeast i ka dhënë fund mbretërimit të PewDiePie si YouTuberi me më së shumti abonentë – ndryshimi i parë në krye në pothuajse 10 vjet.

Krijuesi suedez PewDiePie, emri i vërtetë i të cilit është Felix Kjellberg, ishte bërë YouTuberi më i abonuar në gusht të vitit 2013 me videot e tij të reagimit të lojërave.


Në vitin 2019, ai ishte personi i parë që tërhoqi 100 milionë abonentë, transmeton Telegrafi.

Por MrBeast, i quajtur me të vërtetë Jimmy Donaldson, thuhet se i ka bërë 112 milionë abonentë këtë muaj.

Megjithëse YouTube nuk i tregon numrat e saktë, PewDiePie besohet se ka 111 milionë abonentë.

MrBeast është i njohur për videot me dhurata të mëdha parash dhe çmime, si dhe për punë bamirësie. /Telegrafi/