LAJMI I FUNDIT:

MPPS: Dimitrievski nuk ka vepruar në bazë të dispozitave ligjore

MPPS: Dimitrievski nuk ka vepruar në bazë të dispozitave ligjore

Kompetencat për menaxhim me çerdhet në Komunën e Kumanovës janë marrë për shkak të shkeljes së dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve. Procedura kryhet në përputhje të plotë me rregulloret ligjore dhe nuk ka bazë për rishqyrtimin e vendimit, thuhet në reagimin e Ministrisë për Punës dhe Politikë Sociale, lidhur me konferencën e sotme për shtyp të kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kryetari Maksim Dimitrievski nuk veproi sipas kompetencave të tij brenda afatit të caktuar ligjor dhe kjo është arsyeja e vetme për marrjen e kompetencave të komunës. Të gjitha pohimet e tjera të bëra nga Dimitrievski janë të rreme dhe absurde”, thuhet në reagimin e MPPS-së.


Me qëllim të fillimit të procedurës për heqjen e kompetencave, Ministria ka qenë e informuar nga bordi i çerdhes.

Dimitrievski: Carovska ka bërë lëshime për çerdhet
Lexo po ashtu Dimitrievski: Carovska ka bërë lëshime për çerdhet

MPPS-ja informon se përveç Kumanovës, kompetencat për të njëjtën bazë, rreth një muaj më herët janë marrë gjithashtu edhe Komunës së Strugës. Qëllimi i këtij procedimi është të sigurohet funksionim i punës pa pengesa në çerdhe dhe të sigurohet kujdes cilësor për fëmijët./Telegrafi/