LAJMI I FUNDIT:

MPJD: Kosova është e interesuar t’i thellojë raportet me shtetet arabe

MPJD: Kosova është e interesuar t’i thellojë raportet me shtetet arabe

“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme më vendet arabe dhe jemi të interesuar t’i thellojmë dhe zgjerojmë ato edhe më tutje”.

Kështu ka deklaruar këtë të shtunë zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i cili ka marrë pjesë në “Konferencën Ndërkombëtare Arabo-Evropiane: Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”.


Siç njofton MPJD-ja, kjo konferencë është organizuar nga Akademia Diplomatike e MPJD-së, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis.

Tutje, bëhet e ditur se Ahmeti është shprehur i lumtur për organizimin e kësaj konference dhe është zotuar se MPJD-ja do të përkrahë dhe ndihmojë secilin projekt apo bashkëpunim që krijohet mes shteteve arabe dhe Kosovës në fushat që synon të arrijë bashkëpunime kjo konferencë.

“Kam kuptuar edhe nga përbërja e delegacionit të Unionit Arab se ka jashtëzakonisht shumë mundësi të lidhjes së kontakteve afatgjate dhe të cilat mund të jenë produktive në të ardhmen e vendit tonë dhe Unionit Arab. Zotohem se nga Ministria jonë do ta keni ndihmën dhe mbështetjen e plotë”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që në fushën e mjedisit të vendosë mekanizma të qartë, duke e trajtuar me prioritet çështjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Drejtori i Akademisë Diplomatike, Beqir Ismaili, ka thënë se ndryshimi i klimës është tashmë një realitet i pamohueshëm dhe se faktor për këtë ndryshim është edhe zhvillimi i teknologjisë.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Unionit Arab për Zhvillim dhe Mjedis, Ashraf Abdel Aziz, ka thënë se ndryshimet klimatike janë të rëndësishme për të gjitha shtetet dhe duhen trajtuar me prioritet.

“Konferenca do të zhvillojë punimet edhe gjatë ditës së nesërme ku panele me ekspertë të fushave të ndryshme do të diskutojnë mundësitë e përmirësimit të qasjes së shteteve ndaj ndryshimeve klimatike”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori