LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Të gjithë qytetarët e RMV-së janë evakuuar nga Afganistani

MPJ: Të gjithë qytetarët e RMV-së janë evakuuar nga Afganistani

Ministria e Punëve të Jashtme informon se me sukses ka përfunduar procesi i evakuimit nga Afganistani edhe i qytetarëve të fundit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët për shkak të angazhimit në bazën e NATO-s në Kabul ishin të fundit në orarin e evakuimit.

“Sipas informacioneve të fundit që i morëm këtë mëngjes nga rrjeti ynë diplomatik, shumica, ose 39 qytetarë tanë janë në Swindon – Britani të Madhe, nga ku pas karantinës disa-ditëshe, sipas rregullave epidemiologjike të vendit, do të nisen për në shtëpi. Në Oslo- Norvegji gjenden shtatë qytetarë tanë, të cilët, sipas masave epidemiologjike të vendit nikoqir, janë në karantinë për disa ditë, pas çka së shpejti do të nisen për në shtëpi”.


“Ndërkaq 27 qytetarë tanë janë në bazën ushtarake amerikane në Doha- Katar dhe janë të sigurt. Transferimi i këtyre qytetarëve drejt Evropës ende nuk është përcaktuar dhe po bëhen përpjekje shtesë edhe me autoritetet e Katarit si dhe administratën e SHBA-së për nisjen e tyre drejt Shkupit sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

MPJ gjithashtu i falënderon aleatët dhe përfaqësuesit e tyre në Kabul, të cilët bënë përpjekje të mëdha për evakuimin e sigurtë të qytetarëve të ngecur, si dhe përfaqësuesit e Grupit të Punës dhe rrjetit diplomatik në suaza të Ministrisë, të cilët gjatë ditëve të fundit dhanë maksimumin për evakuim të sigurt dhe të pandërprerë të qytetarëve të RMV-së.

“Ministria e Punëve të Jashtme, së bashku me misionet diplomatiko- konsullore në vendet ku përkohësisht janë vendosur qytetarët tanë, mbeten në kontakt të vazhdueshëm dhe nga afër e ndjekin transferimin e tyre në vend”, thonë nga MPJ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori