LAJMI I FUNDIT:

MPJ për deklaratën e Gjuriqit: Kosova merr vendime e jo deklarata!

MPJ për deklaratën e Gjuriqit: Kosova merr vendime e jo deklarata!

Marko Gjuriq – shef i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë – ka thënë se të dielën do të jetë në Kosovë, pa marrë parasysh që ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar ndalimin e kësaj vizite.

Qeveria ia ndalon Gjuriqit vizitën në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Qeveria ia ndalon Gjuriqit vizitën në veri të Kosovës

“Në raport me deklaratat e Marko Gjuriqit, Republika e Kosovës merr vendime dhe jo deklarata”, ka deklaruar Bashmir Xhemaj për lajmi.net, i cili është shef i kabinetit te ministrit Hoxhaj.


Gjuriq përbuz ndalesën: Të dielën jam në Kosovë, po i hetojmë Enver Hoxhajn dhe Edita Tahirin për shkelje të ligjeve të Serbisë
Lexo po ashtu Gjuriq përbuz ndalesën: Të dielën jam në Kosovë, po i hetojmë Enver Hoxhajn dhe Edita Tahirin për shkelje të ligjeve të Serbisë

Hoxhaj ka marrë vendim që t’ia ndalojë Marko Gjuriqit hyrjen në Kosovë për dy javët e ardhshme. Por, mbetet që të dielën të kuptohet nëse ky vendim do të zbatohet plotësisht – apo eventualisht do të ndryshohet!