LAJMI I FUNDIT:

MPJ Maqedoni: Deklarata e miratuar nga Kuvendi bullgar nuk korrespondon me politikën për avancimin e marrëdhënieve fqinjësore

MPJ Maqedoni: Deklarata e miratuar nga Kuvendi bullgar nuk korrespondon me politikën për avancimin e marrëdhënieve fqinjësore

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një kumtese për media ka reaguar në lidhje me Deklaratën e Kuvendit bullgar të miratuar sot nga deputetët e fqiut lindor.

Nga MPJ thonë se “me keqardhje konstatojnë se Deklarata e Parlamentit për gjoja “përshkallëzimin e aktiviteteve agresive antibullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, të miratuar sot, në ditën e fundit të punës së Kuvendit Popullor të Bullgarisë nuk korrespondon me politikën e dakorduar për avansimin e marrëdhënieve të ndërsjella përmes respektit të ndërsjellë dhe tregon mungesë vullneti për implementim të së njëjtës”.


Nga MPJ thonë se duke e marrë parasysh kohën e miratimit të Rezolutës, ajo shkon vetëm në dobi të provokatorëve, qëllimi i të cilëve sipas MPJ-së, është të shkaktojnë aktivitete politike që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet midis dy vendeve, duke i minuar kështu përpjekjet për t’u kthyer në rrugën konstruktive dhe kultivimin e marrëdhënieve të partneritetit.

Deputetët bullgarë miratuan deklaratën për Maqedoninë e Veriut, dënojnë manifestimet antibullgare
Lexo po ashtu Deputetët bullgarë miratuan deklaratën për Maqedoninë e Veriut, dënojnë manifestimet antibullgare

“Çdo akt provokimi nga cilado anë, me apo pa qëllim, aktualisht po bëhet pjesë e skenarëve në mbështetje të përshkallëzimit të situatës dhe si i tillë konsiderojmë që është në kundërshtim me angazhimin e deklaruar për ta kthyer axhendën diplomatike aty ku i takon, në diplomacitë e të dy vendeve”.

“Për sa i përket përmbajtjes së Deklaratës, dëshirojmë të veçojmë:

Në periudhën e kaluar, përmes projekteve dhe aktiviteteve specifike, Maqedonia e Veriut ka treguar se është e përkushtuar në zbatimin e Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pretendimet për ekzistim të problemeve sistematike me të drejtat dhe sigurinë e bullgarëve etnik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë krejtësisht në kundërshtim me faktet e vërtetuara nga institucionet relevante ndërkombëtare, të cilat e ndjekin realizimin e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut, përfshirë atë bullgare”.

Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme në disa raste ka theksuar se Ligji për fondacione dhe shoqata nuk është i drejtuar kundër tubimit të ndonjë bashkësie etnike, por kundër parimit që shoqata qytetare të mbajnë emra të figurave kontroverse që paraqesin provokim jo vetëm për maqedonasit etnik, por dhe për të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut”.

“Në të njëjtin kontekst, nuk ka asnjë bazë të justifikuar apo argument serioz për ta lidhur punën e Komisionit me ndryshimet në Ligjin për shoqata dhe fondacione. Ai do të vazhdojë punën e tij bazuar në fakte të argumentuara dhe të vërtetuara shkencërisht dhe nuk ka asnjë pike-prerje me kushtet në të cilat formohen dhe funksionojnë shoqatat dhe fondacionet e qytetarëve”.

“Mbetemi të mendimit se me rastin e sulmit fizik ndaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Pendikov në Ohër, institucionet e sistemit reaguan në mënyrë të duhur, autorët u arrestuan, hetimi është në rrjedhë e sipër, ndërsa përmes aktiviteteve politike publike ngjarja u dënua nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit, si Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme; Njëherit, Ministri Osmani bëri një vizitë të jashtëzakonshme në Sofje, ku vizitoi edhe të lënduarin Pendikov, duke e dëshmuar në këtë mënyrë kujdesin e shtetit për të gjithë qytetarët e tij. Prandaj, deklaratat e shumta rreth këtij rasti, tashmë të përkthyera në përmbajtjen e Deklaratës, i konsiderojmë të ekzagjeruara dhe të pabazuara, të cilat në asnjë mënyrë nuk përputhen me realitetin”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Në fund, MPJ gjithashtu bënë thirrje për përmbajtje nga vendimet dhe veprimet e mëtejshme që i dëmtojnë rëndë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, pikërisht në frymën e vlerave dhe lirive evropiane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori