MPJ Bullgare: Do të miratojmë konferencën e parë me Shkupin pasi të nënshkruhet protokolli bilateral

"Bullgaria është e gatshme të miratojë konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut me BE-në, menjëherë pas nënshkrimit të protokollit dypalësh".
Kështu thonë nga Ministria për Punë të Jashtme e Bullgarisë, në lidhje me veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Nga MPJ bullgare theksojnë se "Bullgaria nuk ka shtuar asnjë kërkesë të re për RMV-në".
"Kuvendi sot miratoi vendim për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne nuk kemi shtuar asnjë kërkesë të re për Shkupin dhe jemi të gatshëm që të miratojmë konferencën e parë ndërqeveritare sapo miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut të nënshkruajnë protokollin, siç u diskutua nga ministrat e jashtëm", thonë nga MPJ bullgare.
Nga
Telegrafi
24/06/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate














































