LAJMI I FUNDIT:

MPJ bullgare për “Goce Delçevin”: Arsye jobindëse për moslejimin e qytetarëve bullgarë

MPJ bullgare për “Goce Delçevin”: Arsye jobindëse për moslejimin e qytetarëve bullgarë

Kremtimi i 151-vjetorit të lindjes së Goce Delçevit nuk ka kontribuar për ndërtimin e marrëdhënieve mes Sofjes dhe Shkupit, ka vlerësuar Minsitria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë. Sipas diplomacisë bullgare, 4 shkurti do të hyjë në histori si një datë në të cilën autoritetet në Maqedoninë e Veriut, në bazë të arsyeve jashtëzakonisht jobindëse dhe në kundërshtim me garancitë e dhëna më parë, nuk i lejuan qytetarët bullgarë t’i bëjnë nderimet Delçevit.

Sipas MPJ-së bullgare, në pikat e kalimit kufitar qytetarët bullgarë janë ndaluar me orë të tëra të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndëra arsyet janë thënë të jenë teknike.

“Më vonë, disa nga qyteatrët tanë morën refuzim zyrtar për të hyrë në territorin e shtetit fqinj dhe të tjerët u kthyen për shkak të orëve të gjata të pritjes. Në mesin e të prekurve nga masat kufizuese ishin gazetarë që u ndaluan për shkak të ‘kërcënimit të rendit publik, sigurisë kombëtare, shëndetit publik ose marrëdhënieve ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut’. Gjithashtu ka informacione për dhunë ndaj shtetasve bullgarë nga autoritetet kufitare të Maqedonisë së Veriut” – thonë nga MJP Bullgare.


Ministria e Punëve të Jashtme rikujton se lëvizja e lirë e njerëzve është një nga parimet kryesore të funksionimit të BE-së dhe gjithashtu se vendosja e marrëdhënieve të mira fqinjësore kërkon të paktën dy partnerë të sinqertë.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori