LAJMI I FUNDIT:

MPB: Vendimi i Arbitrazhit për pasaportat, do t’i nënshtrohet gjykatave vendore

MPB: Vendimi i Arbitrazhit për pasaportat, do t’i nënshtrohet gjykatave vendore

Ministria e Punëve të Brendshme në një konferencë për media ka thënë se vendimi i Arbitrazhit lidhur me pasaportat do t’i nënshtrohet gjykatave vendore.

Sekretari i MPB-së, Driton Gashi, ka theksuar se konsideron se vendimi të Tribunalit të Arbitrazhit, do ta dëmtojë imazhin e MPB-së, Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, dhe se ky vendim është duke u shqyrtuar me shumë kujdes dhe seriozitet, raporton Telegrafi.


Avokati i MBP-së, Gazmend Nushi, ka thënë se vendimi është i padrejtë sepse, sipas tij shkuarja në Arbitrazh nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes për pasaportat.

Në këtë konferencë është sqaruar gjithashtu se vendimi nuk përcakton edhe një afat me datë fikse për pagesën e shumës, ashtu siç gabimisht u raportua nga disa media.

Ndryshe, Gjykata e Arbitrazhit ka vendosur dje që Kosova duhet t’i japë dëmshpërblim shtypshkronjës shtetërore të Austrisë afër pesë milionë euro si kompensim për shkak të vonesës në pagesa dhe për shkak të anulimit të parakohshëm të kontratës për dorëzimin e pasaportave biometrike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori