LAJMI I FUNDIT:

MPB-së sërish i dështon tenderi për regjistrimin e veturave

MPB-së sërish i dështon tenderi për regjistrimin e veturave

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë regjistrimin e disa prej veturave, të cilave u pati skaduar afati i regjistrimit para disa javëve. Por, nuk dihet se nëpërmjet cilave procedura është bërë regjistrimi i këtyre automjeteve, ngase tenderi që ka qenë i paraparë për këtë punë ka skaduar para disa muajve.

Ndërkaq, para pak ditësh i ka dështuar tenderi për regjistrimin e veturave në fazën e vlerësimit të ofertave. Dhjetë ofertat e pranuara nga ana e departamentit të Zyrës së Prokurimit kanë rezultuar më të larta sesa vlera e parashikuar e kontratës, e cila ishte 89,460.00 euro, shkruan Zëri.


“Asnjë veturë e MPB-së nuk është e pasiguruar, apo e paregjistruar. Procedura për aktivitetin e prokurimit për ‘Sigurimi i automjeteve të MPB-së’ është anuluar për shkak të tejkalimit të buxhetit dhe së shpejti do të procedohet për ritenderim”, ka bërë të ditur zyra për marrëdhënie me publikun e MPB-së.

Më herët është raportuar se u ka skaduar sigurimi disa prej automjeteve të Ministrisë, nga ku me disa prej tyre zyrtarët kanë dalë në terren me to. /Telegrafi/