Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga e hëna është paralajmëruar pezullimi i trafikut të mallrave në pikat kufitare, ndërsa siç thonë nga MPB, ata do të sigurojnë trafik të pandërprerë për automjetet e pasagjerëve dhe autobusët.

Ministria e Brendshme - Departamenti për Çështje Kufitare dhe Migracion njofton publikun se MPB është njoftuar për një protestë publike nga shoqata "Makam-trans", e cila është planifikuar të fillojë më 26 janar 2026 në orën 12:00. Sipas njoftimit, protesta është planifikuar të mbahet në pikat kufitare vijuese: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllacë dhe Bllatë".


Protesta do të manifestohet me kufizimin e trafikut për automjetet e mallrave, përkatësisht me mbylljen e korsive dhe terminaleve të destinuara për trafik mallrash, ndërsa trafiku i pasagjerëve do të vazhdojë pa ndërprerje në të gjitha pikat kufitare".

"Sipas njoftimit të organizatorit, protesta është planifikuar të zgjasë deri në shtatë ditë, me mundësi ndërprerjeje më herët, nëse ndërkohë tejkalohen arsyet për të cilat është organizuar. MPB, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, do të ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike, si dhe për të siguruar trafik të sigurt dhe të pandërprerë, me theks të veçantë në lëvizjen e automjeteve të pasagjerëve, autobusëve dhe automjeteve që transportojnë ilaçe, bagëti, mallra të rrezikshme dhe dërgesa të tjera prioritare", thonë nga MPB.

MPB u bën apel qytetarëve dhe transportuesve që të informohen menjëherë për situatën në pikat kufitare, të ndjekin komunikimin zyrtar dhe nëse është e nevojshme, të përdorin pika alternative kufitare.