LAJMI I FUNDIT:

MPB: Në Dibër dhe Qendrën Zhupa siguria e është e qëndrueshme, qytetarët respektojnë rekomandimet

MPB: Në Dibër dhe Qendrën Zhupa siguria e është e qëndrueshme, qytetarët respektojnë rekomandimet

Në Dibër dhe Qendrën Zhupa gjendja e sigurisë është e qëndrueshme në 24 orët e fundit, informojnë nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë.

Nga atje thonë se brenda natës nuk u regjistruan asnjë tubim publik, asnjë prishje të rendit dhe qetësisë publike, asnjë vjedhje apo vepra të tjera. Policia, në përputhje me planin operacional, kanë vizituar dhe kontrolluar hotelieritë dhe objektet e tjera publike në të dy komunat edhe në periferi të vendbanimeve (tregjet, klubet e natës, sallonet e fitnesit, basotret), në mënyrë që të zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme masat për të parandaluar hyrjen, përhapjen dhe eliminimin e coronavirusit, të ndërmarrë nga qeveria.


“Masat për kontrollin e udhëtarët dhe automjeteve e tjera motorike për hyrje në Dibër dhe Qendrën Zhupa janë duke u zbatuar me një intensitet të paparë në terren. Qasja lejohet vetëm për personat që janë banorë të komunave, ndërsa është e ndaluar kategorisht dalja e qytetarëve nga këto dy komunave. Furnizimi me ushqime, ilaçe, higjienë personale dhe nevojave të tjera për qytetarët në të dy komunat funksionon pa probleme”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Ata apelojnë tek qytetarët e Dibrës dhe Qendrës Zhupa, por edhe te qytetarët e komunave të Strugës, Ohrit dhe Kërçovës, që të zbatojnë me përpikëri masat dhe udhëzimet e rekomanduara të miratuara nga Qeveria në lidhje me parandalimin e përhapjes së coronavirus (Kovid-19), dhe të gjitha ligjore dhe personat fizikë të respektojnë në mënyrë rigoroze udhëzimet e policisë./Telegrafi/