LAJMI I FUNDIT:

MPB ka kryer hetimin për KSHZ-në: Nuk është konfirmuar jofunksionim i sistemit “Duna”

MPB ka kryer hetimin për KSHZ-në: Nuk është konfirmuar jofunksionim i sistemit “Duna”

Ministria e Brendshme informon opinionin se ka përfunduar hetimin në Komisionin Shtetëror Zgjedhor me mosfunksionimin e faqes së internetit e cila ra menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe shpalljen e rezultateve të para të votimit.

“Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzik Dixhitale paraqiti një njoftim në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup në të cilën sqaroi të gjitha masat dhe aktivitetet që janë ndërmarrë me qëllim të zbardhjes së rastit të raportuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.


Përkatësisht, gjatë hetimit, janë siguruar të dhëna dhe prerje për funksionimin e sistemit dhe pjesëve të sistemit për mbështetjen e procesit zgjedhor në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Të dhënat u siguruan nga disa institucione dhe kompani që ishin të përfshirë në procesin zgjedhor”, thonë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga raporti i paraqitur dhe analiza e të dhënave, policia arriti në përfundimin se në përfundim të procesit zgjedhor, veçanërisht gjatë shpalljes së rezultateve paraprake, u regjistrua një sulm DDoS, e cila ishte drejtuar drejt faqes https://www.sec.mk/ dhe që ndikoi në paaftësinë mbi publikimin e rezultateve nga aplikacioni në serverin e dedikuar për publikimin e rezultateve paraprake.

“Për më tepër, gjatë analizës së të dhënave që kemi marrë nga ndërmarrja DUNA KOMPUTERS, të cilat i referohen të dhënave të nxjerra nga serverët (bazat e të dhënave dhe shkrimet nga sistemet) për analizën tonë të mëtutjeshme të problemeve të mundshme me funksionalitetin e tyre, nuk është zbuluar ndonjë keqfunksionim i sistemit ose staginim të procesit në vërtetimin e sigurisë së përdoruesve për marrjen dhe futjen e rezultateve të komisioneve zgjedhore”, thonë nga atje.

Nga Ministria e Brendshme thonë se së bashku me prokurorinë do të vazhdojë bashkëpunimin ndërkombëtar me ofruesit e shërbimeve të internetit që janë jashtë juridiksionit, në mënyrë që të marrin të dhëna për përdoruesit e shërbimeve të tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori