LAJMI I FUNDIT:

MPB-ja takon mërgimtarët në aeroport, iu kërkon të “festojnë me zemër, jo me armë”

MPB-ja takon mërgimtarët në aeroport, iu kërkon të “festojnë me zemër, jo me armë”

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), kanë mbajtur këtë të mërkurë aktivitetin e promovimit të fushatës “Festo me zemër, jo me Armë”, me mërgimtarët që vinin përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me këtë rast, Koordinatori për Armë të Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, së bashku me një ekip nga Policia e Kosovës dhe zyrtarë të MPB-së, kanë bashkëbiseduar dhe shpërndarë mesazhet kryesore të fushatës për parandalimin e gjuajtjeve festive me mërgimtarët.


Zëvendësministri Gashani ka kërkuar nga mërgimtarët që këtë mesazh për parandalimin e të shtënave festive ta ndajnë dhe me familjarët e tyre në Kosovës, sidomos në ambiente festive ku marrin pjesë për t’i njoftuar qytetarët mbi pasojat që vijnë nga të shtënat gjatë gëzimeve familjare.

“Është e rëndësishme që në ahengjet tuaj të festoni pa të shtëna me armë. E shtëna me armë nuk është traditë, i përket të kaluarës, andaj ju ftojmë që të bashkëpunoni me Policinë e Kosovës, në raste kur jeni ne ambiente ku ka prani, apo të shtëna me armë. Me të gjithë akterët institucional dhe të sigurisë po punojmë ngushtë që të parandalojmë të shtënat festive dhe të rrisim nivelin e sigurisë në vend”, ka deklaruar ndër të tjera zëvendësministri Gashani, njofton MPB-ja.

Ndërsa, mërgimtarët që vinin në Kosovë e mirëpriten nismën e MPB-së për këtë fushatë dhe premtuan që të njëjtat mesazhe t’i ndajnë edhe me familjarët dhe të afërmit e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme, me 30 qershor filloi zyrtarisht  fushatën ‘Festo me zemër, jo me armë’ me aktivitete në shkolla, takime me Këshillat Komunal për Siguri në Bashkësi, institucionet të sigurisë, institucione fetare dhe asamble Komunale në qytete të ndryshme në Kosovë. Aktivitete të tjera do të përcjellin fushatën gjatë ditëve dhe muajve në vijim, për të ngritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për të rritur numrin e raportimeve për të shtënat festive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori