LAJMI I FUNDIT:

MPB e Maqedonisë: Në incidentin e djeshëm në kufirin jugor janë lënduar dy policë

MPB e Maqedonisë: Në incidentin e djeshëm në kufirin jugor janë lënduar dy policë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë (MPB) ka publikuar njoftimin zyrtar për ngarjet e djeshme në kufirin maqedono-grek, ku erdhi der te një përplasje ndërmjet policisë dhe migrantëve të cilët presin në anën greke të kufirit, transmeton Telegrafi.

Sip këtij njoftimi, dy policë janë lënduar në kuotën kufitare 59, kur disa qindra migrantë tentuan ta shpërthejnë gardhin metalik për t’u futur në territorin e Maqedonisë.


Më tej, MPB bën të ditur se policia nuk ka përdorur dhunë, por vetëm shok-bomba dhe gaz lotsjellës, duke shtuar se nuk ka të lënduar nga radhët e migrantëve./Telegrafi/